Studimi me autore edhe një kardiologe të QKUK’së: Ecja me 4000 hapa në ditë ul rrezikun e vdekjes
Autori: Gazeta inFokus
18:15 | 10 August 2023
Një studim i ri thotë se ecja me 4000 hapa në ditë e zvogëlon rrezikun e vdekjes nga çdo shkak. Sipas studimit, nevojiten më pak hapa në ditë për të reduktuar mundësinë e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, por përfitimet shëndetësore të ecjes rriten ndjeshëm me rritjen e hapave të ecjes.
Parku i Gërmisë në Prishtinë është i mbushur me njerëz, të cilët shpresojnë se ecja do të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit të tyre.
Sipas një studimi të ri, përpjekja e tyre nuk është e kotë. Studimi i botuar në Gazetën Evropiane të Kardiologjisë Parandaluese thotë se vetëm 4000 hapa në ditë zvogëlojnë shanset e vdekjes nga çdo shkak.
Studiuesit kryen analiza të reja të mbi 226 mijë rasteve nga 17 studime të ndryshme të mëparshme në mbarë botën që ndoqën pjesëmarrësit për një mesatare prej shtatë vjetësh.
Ata zbuluan se numri i hapave që duhet bërë çdo ditë për të parë përfitime për shëndetin ishte më i ulët se sa mendohej më parë.
Madje pak më pak se vetëm 2250 hapa në ditë reduktojnë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.
“Kjo meta-analizë është e para që vlerëson jo vetëm ecjen deri në 20 mijë hapa në ditë, por edhe ndikimin e moshës, gjinisë dhe shtrirjes gjeografike në përfitimet shëndetësore të njeriut që lidhen me ecjen”,thotë kardiologia Ibadete Bytyçi nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës në Prishtinë, një nga autorët e studimit.
Një rritje prej 1000 hapash në ditë shoqërohet me 15 për qind ulje të rrezikut të vdekjes nga çdo shkak dhe një rritje ditore prej 500 hapash me një ulje prej 7 për qind të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare, thotë studimi.
Kjo vlen si për burrat ashtu edhe për gratë, pavarësisht nga mosha dhe klima në të cilën ata jetojnë.
Studiuesit, të udhëhequr nga Maciej Banach, Profesor i Kardiologjisë në Universitetin Mjekësor të Lodz-it në Poloni, i cili gjithashtu është profesor me orar të shkurtuar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Johns Hopkins, zbuluan se edhe nëse njerëzit ecnin më shumë 20 mijë hapa në ditë, përfitimet shëndetësore vazhduan të rriteshin. Ata nuk kanë gjetur një kufi të sipërm.
Studimet kanë treguar se aktiviteti i pamjaftueshëm fizik prek më shumë se një të katërtën e popullsisë së botës.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ky është shkaktari i katërt më i madh i vdekjeve në botë, me 3.2 milionë vdekje në vit që lidhen me mungesën e aktivitetit fizik.
Në Prishtinë, një numër njerëzish tashmë po e marrin me seriozitet ecjen, duke këmbëngulur se ata dhe miqtë e tyre janë një dëshmi e përfitimeve të saj.
“Më pëlqen të eci sepse është një aktivitet i mirë për shëndetin. Unë dal dy herë në ditë dhe eci 10 deri në 15 kilometra. Unë njoh shumë njerëz që kishin probleme shumë serioze shëndetësore dhe tani për shkak të ecjes ndihen shumë më mirë”, thotë 61 vjeçarja Sabrie Aliu.
Erodit Hashani, 36 vjeç, pajtohet me këtë vlerësim.
“Kam lexuar se nëse bëni 4000 hapa në ditë, duke ecur ose vrapuar, mund të keni përfitime shëndetësore si ulja e shkallës së yndyrës në trup. Kjo është arsyeja ime kryesore e ecjes dhe vrapit”, thotë ai./VOA

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































