Shëndetësi

Studimi: Koronavirusi ka pësuar ndryshim dhe është më infektues

Autori: Gazeta inFokus 19:44 | 12 July 2020

Një studim i kryer nga Instituti “La Jolla” për Imunologji, thotë se koronavirusi ka pësuar mutacion dhe është më infektues, por më pak i rrezikshëm.

Ky mutacion bën të mundur që virusi të infektojë njerëzit më shumë, megjithëse sipas studimit nuk duket se sëmundja i përkeqëson më shumë gjendjen shëndetësore pacientëve.

“Për momentin, sëmundja është më mbizotëruese tek njerëzit”, tha për CNN, Erica Ollmann Saphire nga Insitituti “La Jolla” për Imunologji dhe Imunoterapisë së koronavirusit.

-Advertisement-

“Ne kemi të bëjmë me këtë virus”, u shpreh ajo.

Sipas mediave të huaja, studimi i botuar në revistën “Cell”, paraqet punën e këtij ekipi i cili tashmë e sa muaj e ka studiuar mutacionin e sëmundjes.

Ndërkohë ky informacion tregon se një version i ri i virusit është duke mbizotëruar.

Skuadra e cila analizoi sekuenca të ndryshme gjenetike, përfshirë disa eksperimente tek njerëzit, kafshët dhe disa qeliza në enët e laboratorit, tregon se versioni i ri i virusit është më infektues se sa versionet e tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera