Shëndetësi

Studimi: Konsumi i alkoolit ju ndihmon të mësoni gjuhë të reja

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 10 December 2018

Një studim tregon se sasi të vogla alkooli mund të përmirësojnë aftësinë e të folurit më shumë se dy gjuhë.

Megjithatë, ekipi vë në dukje se sasi më të mëdha të futura në organizëm mund ta dëmtojnë këtë aftësi, transmeton lajmi.net.

Studiuesit nga Universiteti i Liverpulit, Universiteti i Maastrichtit dhe King’s College në Londër kanë treguar se sasi të ulëta të alkoolit mund të ndihmojnë që gjuha juaj të përgatitet më mirë për bisedë.

-Advertisement-

Ekipi testoi se në çfarë efekti do të kishte një sasi e ulët alkooli në aftësinë e vetëvlerësimit të pjesëmarrësve dhe aftësinë e vëzhguesve për të folur në një gjuhë të huaj.

Studimi përfshinte 50 studentë, të gjithë folës të gjuhës gjermane që studiojnë në Universitetin e Mastrihtit, të cilët kohët e fundit kishin mësuar të flisnin, lexonin dhe shkruanin në holandisht,

Pjesëmarrësit u caktuan rastësisht në një nga dy grupet. Të parëve iu dha një dozë e ulët e alkoolit për të pirë, ndërsa grupi i kontrollit mori një pije joalkoolike.

Doza e alkoolit ndryshonte në varësi të peshës së trupit të secilit pjesëmarrës dhe ishte e barabartë me 460 ml të birrës me 5% alkool për një mashkull 70 kg (154 lb).

Më pas, secilit pjesëmarrës u kërkua të mbante një bisedë me një folës holandez në vend për disa minuta.

Në përgjithësi, ekipi raporton se pjesëmarrësit në grupin e alkoolit kanë marrë vlerësime më të larta për gjuhën holandeze.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera