Studimi/ Ja sa minuta vrap duhen në ditë për qeliza të shëndetshme
Autori: Gazeta inFokus 08:10 | 12 November 2020
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se në vitin 2018, numri i vdekjeve nga tumoret në vendin tonë pësoi një rritje me 1.4 përqind. Këto statistika të INSTAT tregojnë se në vitin 2018, 3,695 persona humbën jetën si pasojë e këtyre sëmundjeve.
Ekspertët thonë se tumoret po prekin gjithnjë e më shumë grupmoshat nga 40 në 60 vjeç. Niveli i vdekshmërisë nga tumoret në këtë grupmoshë është 40 përqind, ndaj dhe kujdesi duhet të jetë sa më serioz dhe cilësor. Sipas rekomandimeve të përditësuara, të publikuara në 9 qershor të vitit 2020 në revistën mjekësore A Cancer Journal for Clinicians, thuhet se aktiviteti fizik luan një rol kyç tek jetëgjatësia e qelizave. Udhëzuesi i parandalimit të sëmudjeve tumoriale liston gjithashtu kufizimin e sheqerit, mishit të kuq dhe alkolit.
Këto rekomandime bazohen në rishikimin më të fundit të fakteve shkencore.
Specifikisht, rekomandimet e reja thonë se në vend të kryerjes së aktivitetit fizik me intensitet mesatar për 150 minuta në javë apo kryerjes së aktivitetit fizik për 75 minuta me një intensitet të lartë, njeriu duhet të kryejë 150-300 minuta aktivitet të një intensiteti mesatar ose 75-150 minuta aktivitet me intensitet të lartë në javë. Sa i përket ushqyerjes, njerëzit që kanë interes në uljen e rrezikut të kancerit duhet të synojnë të hanë më shumë barishte, drithëra të papërpunuar dhe të paktën dy racione e gjysmë frutash dhe perimesh në ditë. Për më tepër, konsumi i sheqerit dhe mishit të kuq, sidomos ai i përpunuari, duhen pakësuar ndjeshëm, thuhet në raport. Në të shkuarën, Shoqata Amerikane e Kancerit, rekomandonte konsum të moderuar të alkolit por sipas udhëzimeve të reja, alkoli duhet shmangur plotësisht kundër kancerit. Sasia e lejuar e alkolit është jo më shumv se një pije në ditë për gratë dhe jo më shumë se dy pije në ditë për burrat.
Të tjera
-
Osmani përkujton Ismet Rracin: Drejtësia të mbetet domosdoshmëri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përkujtoi Ismet Rracin në 23 vjetorin e v...
-
Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshm...
-
Von der Leyen: Rusia nuk është kërcënim vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën
Rusia është një kërcënim ekzistencial jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Evr...
-
Gjykata e Beogradit dënon me 56 vjet burgim 7 serbë për krime lufte në Kosovë
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Jugosllave Toplica Miladinoviq u dënua para departa...
-
Shumica e vendeve të BE-së pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Bashkimi Evropian i është afruar heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës, të ...
-
Anulohet kufizimi i punës së barnatoreve në kryeqytet
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka marrë vendim për anulimin e një kufizimi për ...
-
Deliu Kodra: Raporti i DASH-it shpërfaq paaftësinë e Qeverisë Kurti
Partia Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se raporti i fundit i Departamentit...
-
RrGK e shqetësuar me “dënimin e ulët” për të akuzuarit në rastin e dhuñimit të 11-vjeçares
Rrjeti i Grave të Kosovës ka shprehur shqetësim të madh në lidhje me dënimin ...
-
Sülmohet me tullë në kokë dhe i grabitet zinxhiri nga qafa
Një person në Mitrovicë të Veriut ka informuar policinë se pak minuta pas mes...
-
Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, viziton Devolli Corporation
Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, është përfaqësuesi i radhës i korit dip...
-
Lirohet nga akuza për korrupsion zyrtari i prokurimit në Komunën e Obiliqit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Sherif Hotin...
-
Arrestohet një serb, në gjendje të dehur goditi një veturë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person me shtetësi serbe pasi i njëjti kis...