Studimi/ Ja çfarë harrojnë të bëjnë meshkujt pas seksit
Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 20 October 2020
Një sondazh nga Sex Information and Education Council of Canada dhe prezervativët Trojan ka zbuluar që nëse përqafoheni pas seksit, partnerja do të ketë më shumë dëshirë për të bërë seks me ju.
Për këtë sondazh janë pyetur 2400 kanadezë rreth herës së fundit që kanë bërë seks. Nga gratë që ishin përqafuar me partnerin 6 deri në 10 minuta pas seksit, 71 për qind e vlerësoi përvojën si “shumë të kënaqshme”. Kjo krahasuar me 41 për qind nga gratë që ishin përqafuar më pak.Në fakt, intimiteti post-sex ishte po aq i rëndësishëm për gratë sesa faza para seksit, thotë autori i studimit Robin Milhausen, Ph.D., një profesore e seksualitetit në Universitetin e Guelph. Kjo mund të ndodhë, sepse trupat e femrave dhe meshkujve janë të mbushur me oksitocinë, hormoni i afërsisë, pas seksit dhe kanë uri për më shumë afeksion, thotë Milhausen.Përveç kësaj, gratë shpesh ndihen të dobëta pas seksit, thotë ajo.
Nëse kalojnë disa minuta shtesë duke u përkëdhelur në shtrat, ndiejnë që partneri kujdeset për to: “Është një nga gjërat më të lehta që mund të bësh për të përmirësuar marrëdhënien. Është një mundësi shumë e rëndësishme, por që shpesh nuk përdoret për t’u afruar më shumë”, thotë Milhausen.Shumica e njerëzve në studim ndërprisnin kontaktin pas minutës së 6-të: 17 për qind e të pyeturve nuk përkëdheleshin fare dhe 36 për qind qëndronin afër deri në pesë minuta.Kështu që pas marrëdhënies intime, tërhiqeni afër partneren ose lëre ta mbështesë kokën mbi gjoksin tuaj, sugjeron Milhausen. Vazhdoni të paktën 6 minuta, edhe pse nuk duhet të shihni orën, të luani me flokët, t’i fërkoni shpinën, ta puthni në faqe ose në ballë dhe bëjini një kompliment të ëmbël sesa mirë u ndjetë me të.Çfarë përfitoni ju? Në sondazh doli që përqafimi rriste kënaqësinë edhe te burrat.Dhe sa kohë që përqafimet i japin ndjesi pozitive partneres në këtë marrëdhënie, shanset janë që ajo do ketë më shumë dëshirë për të pasur intimitet me ju, në të ardhmen e afërt, thotë Milhauesn.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...