Lifestyle

Studimi i ri tregon kur ishte periudha më e nxehtë në Tokë

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 07 August 2024

Periudha më e nxehtë në Tokë ishte 400 mijë vjet më parë. Shkaku i kësaj faze të jashtëzakonshme klimatike të planetit mund të gjendet në ngrohjen e deteve, si edhe për shkak të një kombinimi kompleks faktorësh.

Kjo është vërtetuar nga një studim i ri i publikuar në revistën “Nature Communications”, sipas të cilit gjatë kësaj periudhe të identifikuara si më e nxehta në Tokë në Evropë kishte para-Neandertalë, hemisfera veriore e Tokës kishte më pak akull se sot dhe niveli i detit ishte rreth 10 metra më i lartë. Bëhet fjalë për Paleolitin e Ulët në një epokë të quajtur MIS 11c.

Studimi u bazua në analizën e një bërthame dy metra të gjatë të marrë nga shpella Basura në Liguria.

-Advertisement-

“Kjo gjetje ka bërë të mundur rindërtimin e historisë mjedisore të Evropës Jugore nga 480 mijë deri në 360 mijë vjet më parë dhe zgjidhjen e një enigme që i ka shqetësuar studiuesit për një kohë të gjatë. Nxehtësia e Tokës 400 mijë vjet më parë nuk do të justifikohej nga nivelet e rrezatimit diellor dhe gazeve serrë”, shpjegon Universiteti i Pizës.

“Sot si atëherë rrezatimi diellor nuk ishte i fortë, por studimi ynë tregon se si ngrohja e zgjatur e oqeaneve vetëm mund të shkaktojë kolapsin e akullit dhe ngritjen e nivelit të detit pa kërkuar temperatura jashtëzakonisht të larta atmosferike ose përqendrime të gazeve serrë.

Klima e kaluar është e një rëndësie të madhe për të kuptuar të ardhmen e planetit tonë dhe rolin që mund të kenë luajtur ndryshimet ekstreme klimatike në evolucionin njerëzor”, përfundon profesoresha e universitetit të Pizës, Elisabetta Starnini.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera