Lajme

Studimi i ri/ Pfizer: Vaksina anti Covid është efikase te fëmijët 5-11 vjeç

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 20 September 2021

Vaksina Pfizer kundër Covid 19 është e sigurt dhe jep një përgjigje imune “të fortë” te fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, sipas kompanive Pfizer dhe Biontech.

Kompanitë testuan një regjim me dy doza të marra me tre javë distancë te fëmijët e kësaj moshës, duke përdorur një të tretën e sasisë që përdoret te dozat për adoleshentët.

Sipas tyre, vaksinat prodhuan një përgjigje imune dhe efekte anësore të krahasueshme me ato që u panë në një studim të njerëzve të moshës 16 deri në 25 vjeç.

-Advertisement-

Efektet anësore të zakonshme për adoleshentët dhe të rriturit përfshijnë lodhje, dhimbje koke, dhimbje të muskujve, të dridhura e ethe, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Të dhënat, të cilat përfshijnë më shumë se 2.200 fëmijë, do t’i paraqiten Administratës së Ushqimit dhe Barnave dhe rregullatorëve të tjerë shëndetësorë “sa më shpejt të jetë e mundur”, thanë kompanitë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera