Shëndetësi

Studimi: Hollimi i gjakut mund të ndihmojë pacientët e prekur rëndë nga Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 07 May 2020

Ilaçet për hollimin e gjakut mund të ndihmojnë në shpëtimin e disa pacientëve që janë më të prekurit nga koronavirusi, raportuan mjekët të mërkurën.

Gjetjet nga një ekip në Spitalin Mount Sinai në New York mund të ndihmojnë për zgjidhjen e një problemi shqetësues që ka shokuar mjekët që po trajtojnë pacientët me koronavirus në të gjithë botën.

Ekipi tani thotë se po bën eksperimente për të parë se cilat antikoagulantë mund të funksionojnë më mirë, dhe në cilat doza.

-Advertisement-

“Pacientët që morën antikoagulantë po bëhen më mirë sesa ata që nuk morën,” tha Dr. Valentin Fuster, drejtor i Mount Sinai Heart dhe mjek i përgjithshëm i Spitalit Mount Sinai.

Gjetjet nuk janë ende të qarta sa duhet për të dhënë rekomandime të ngurta.

Ekipi vuri në dukje se pacientët të cilët ishin sëmurë rëndë ishin më të predispozuar për hollues të gjakut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera