Studimi/ Gratë preferojnë më shumë burrat e bërë synet
Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 24 January 2020
Gratë kanë tendencë të preferojnë peniset e bëra synet sipas një artikulli të fundit të Mjekësisë Seksuale, megjithëse autorët tregojnë se ka pasur kufizime në studim dhe rekomandojnë studime të mëtejshme.
Për shekuj me radhë parametra të tillë si gjatësia e penisit shoqëroheshin me sharmin mashkullor.
Praktika e synetllëkut, heqja e lëkurës që mbulon kokën e penisit, besohet të ketë filluar në Afrikë 220,000 vjet më parë.
Sot përqindja e burrave që i janë nënshtruar këtij operacioni të vogël në mbarë botën vlerësohet në mes 37% dhe 39%.
Nuk është e qartë se si ndihen gratë për burrat që nuk janë bërë synet, si dhe arsyet e zgjedhjes së tyre.
Studiuesit gjithashtu donin të zbulonin se çfarë mendojnë gratë për bërjen synet të djemve të tyre.
29 artikuj që kanë të bëjnë me rrethprerjen (synetia) nga Amerika e Veriut, Evropa, Australia, Azia dhe Afrika (psh Botsvana, Kenia dhe Uganda) u rishikuan.
Në shumicën dërrmuese të rasteve, gratë u konstatuan që ishin më të rehatshme me peniset e bëra synet.
Në disa raste, preferenca e rrethprerjes është parë dhe në vende ku praktika nuk ndiqet përgjithësisht. Për shembull, në Botsvana ku shumica e burrave janë të pabërë synet, pothuajse gjysma e grave të anketuara u përgjigjën se do të preferonin një penis të rrethprerë.
21% nuk kishin asnjë preferencë, 7% preferuan një penis të pabërë synet ndërsa 22% ishin të pavendosur. Pas një seance informimi, 79% e këtyre grave u përgjigjën se preferonin rrethprerjen.
Por pse gratë e preferojnë atë?
Kishte një larmi të madhe përgjigjesh. Për shumë gra, penisi është më i pastër, më tërheqës dhe “më i këndshëm për tu prekur” dhe mban erë më të mirë. Disa madje u përgjigjën se kishin kënaqësi më të madhe seksuale sesa me një penis të pa rrethprerë.
Shqetësimet shëndetësore gjithashtu luajtën një rol të madh në përgjigjet. Gratë duket se e lidhin synetinë me një rrezik më të ulët të transmetimit të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, përfshirë HIV-in.
Nënat janë të prirura të favorizojnë rrethprerjen për djemtë e tyre, duke përmendur traditën, fenë, ngjashmërinë me burrat e tjerë të komunitetit, uljen e rrezikut të sëmundjes, higjenën e përmirësuar në zonë dhe performancën më të mirë seksuale në të ardhmen.
Autorët njohën disa kufizime në studim, të tilla si mungesa e krahasimit te shumë gra që nuk kanë pasur përvoja të marrëdhënieve seksuale me të dy llojet e penisit. Kriteret socio-ekonomike gjithashtu mund të luajnë një rol te preferencat.
Shkencëtarët rekomandojnë studime të mëtejshme veçanërisht në krahasimin e preferencave për marrëdhëniet afatshkurtra.
Si përfundim, “preferenca e një gruaje për një partner me penis të rrethprerë është më shumë sesa një zakon shoqëror (siç është shpimi i veshëve) dhe është më shumë për shkak të shqetësimit të grave për transmetimin më të lehtë të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme nga burrat.”
Të tjera
-
Një ditë pas ndalimit të qytetarëve të Kosovës në kufij nga Serbia, në Bruksel takohen Bislimi dhe Petkoviq për çështjen e dinarit
Pavarësisht tensionimit të situatës pas ndalimit të qytetarëve të Kosovës në ...
-
Presidenti Biden bën thirrjen: Të miratojmë shpejtë ndihmat për Ukrainën dhe Izraelin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden shprehu të mërkurën mbështetjen...
-
Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës
Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e dip...
-
Një tërmet ka goditur Turqinë
Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter goditi Turqinë pas mesna...
-
Anketa e IRI: 83% e kosovarëve e shohin Serbinë si kërcënimin kryesor
Në tre vende të Ballkanit Perëndimor, Serbia konsiderohet si kërcënimi më i m...
-
Moti sot me rrebeshe shiu e shkarkime rrufesh
Për të enjten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dh...
-
Euractiv shkruan për kërkesat e QUINT-it karshi Kosovës para anëtarësimit në KiE
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës gjatë ditës së martë ka rekoman...
-
Ngjarjet e datës 18 prill
Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Republikë...
-
Vetëm gjatë shkurtit 151 çifte i dhanë fund martesës së tyre
Vetëm gjatë muajit shkurt të këtij viti, 151 çifte i kanë dhënë fund martesës...
-
Kaplohet nga zjąrri kuzhina e një lokali në Gjakovë
Një lokal në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë është përfshirë sonte nga ...
-
1 mijë e 929 fëmijë linden në shkurt, ja sa femra e sa meshkuj
Gjatë muajit shkurt të këtij viti, kanë lindur 1 mijë e 929 fëmijë brenda dh...
-
Deliu kritikon Haxhiun: Kosova në ditë zie për gratë e vrąra, ministrja në fushatë zgjedhore të Maqedonisë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kritikuar minist...