Lifestyle

Studimi: Gratë janë anëtarët më të vështira të familjes

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 24 January 2018

Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley dhe Universitetin Bar-llan në Izrael kanë zbuluar një të vërtetë të papërshtatshme për anëtarët tanë të familjes.

Gratë, motrat dhe nënat kanë më shumë gjasa të jenë njerëzit më të vështirë në jetën tonë.

Ky studim u bazuar në 1100 të anketuar të cilët kanë përshkruar më shumë se 12 mijë marrëdhënie.

-Advertisement-

Gratë mund të jenë fajtore për të bërë pjesën më të madhe të ankesave, bezdisjeve dhe të kontrollit të marrëdhënieve, por studimi vuri në dukje se kjo është për një arsye të mirë.

Anëtarët femra të familjes më së shpeshti ishin të etiketuar si të vështira sepse ato zakonisht jepen emocionalisht në jetën private.

Të anketuarit ishin njerëz nga moshat më të reja deri tek ata të moshës 70 vjeçe.

Më shumë se gjysma e të anketuarve ishin femra.

“Ato mund të jenë njerëzit që më së shumti varemi nga to, por njëkohësisht dhe më të bezdisshmet. Kjo është një tregues e ato janë më të angazhuara në lidhjet shoqërore”, ka thënë njëri nga autorët e këtij studimi, Claude Fischer.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera