Lifestyle

Studimi/ Gabimet më të mëdha që çiftet bëjnë në shtrat?

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 25 October 2021

A mundet që ‘zjarri’ i fillimit mes ëifteve të mbetet përherë i ndezur nga pasioni?

Kur kalon një kohë të gjatë me partnerin, gjërat mund të zbehen disi. Por ekspertët kanë sugjeruar disa mënyra se si ju të rifitoni gjendjen e mëparshme, ndërsa kanë paralajmëruar për disa nga gabimet më të mëdha që çiftet bëjnë në dhomën e gjumit. Ruby Payne, e cila punon për shitësin online të lodrave të seksit UberKinky ka ofruar disa këshilla për arritjen maksimale të kënaqësisë seksuale.

Së pari, thotë ajo, është e rëndësishme që orgazma të mos bëhet fokusi i vetëm i procesit; ka të bëjë me lidhjen me partnerin tuaj. “Një orgazmë duhet parë si një nënprodukt i lumtur i arritjes së saj, në vend të qëllimit. Seksi është një udhëtim, dhe fokusimi i tepërt në orgazma ushtron një presion të madh mbi të dyja palët. Dhe nëse ka një gjë që është një vrasës i humorit, është presioni” – tha Ruby, sipas The New York Post.

-Advertisement-

Në mënyrë të ngjashme, shikimi i orës është gjithashtu një “mënyrë e sigurt për të bërë presion mbi veten” dhe për të prishur çdo lloj humori romantik. Eksperimentimi është gjithashtu një pjesë kyçe, kështu që të provosh pozicione të reja gjithashtu mund të ndihmojë shumë për t’i përmirësuar gjërat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera