Shëndetësi

Studimi: Fëmijët, jo më shumë se dy orë në ditë para ekraneve

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 13 August 2018

Ekspertët rekomandojnë që fëmijëve nuk duhet t’u lejohet të kalojnë më tepër sesa një deri në dy orë në ditë para ekraneve.

Video të shkurtra që tregojnë sesi fëmijë ushqehen duke parë celularin, apo ndjekur një film në televizor, dhe harrojnë të shikojnë pjatën qarkullojnë prej kohësh në rrjet. Ato të bëjnë të qeshësh, por duhet kuptuar edhe ndikimi negativ i kohës që kalohet me një “smartphone” në duar.

Sipas studiuesve, koha që kalojnë fëmijët përpara ekraneve të “smartphone”-ve, kompjuterëve, televizorëve apo pajisjeve të tjera me ekran, mund t’i mësojë ata me një jetë sedentare, duke shtuar rreziqet që ata të kalojnë në mbipeshë apo të bëhen madje obezë.

-Advertisement-

Për këtë arsye, Shoqata amerikane e Zemrës (AHA) kërkon prej prindërve bashkë me organizata të tjera, që të kufizojnë kohën e qëndrimit të fëmijëve të tyre para ekranëve. Ajo rekomandon që fëmijëve t’u lejohet të kalojnë vetëm një deri në dy orë në ditë, e jo më shumë para ekranëve.

Shumëkush vëren se adoleshentët nuk kalojnë më shumë kohë para televizorit. Por, përdorimi i “smartphone”-ve dhe pajisjeve të tjera elektronike me ekran është shtuar së tepërmi.

Edhe pse nuk është ende e qartë sesi koha që kalojnë fëmijët para ekraneve ndikon ndaj mbipeshës, studimet tregojnë se ekrani ndikon ndaj sjelljes së fëmijëve për shkak se, ata “humbasin mendjen” dhe ndjenjën e urisë apo të ngopjes, kur janë përpara ekranëve.

Prodhuesit e sistemeve të telefonisë celulare “Android” dhe “iOS”, Google dhe Apple, janë duke përfshirë në aparatet e tyre aplikacione të reja që të ndihmojnë përdoruesit të shkurtojnë kohën që kalojnë përpara ekraneve, e të njëjtën gjë ka paralajmëruar se do të bëjë edhe Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera