Studimi/ COVID-19 shkakton rënien më të madhe të jetëgjatësisë, burrat me të rrezikuar se gratë
Autori: Gazeta inFokus 06:59 | 28 September 2021
Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar rënien më të madhe të jetëgjatësisë prej Luftës së Dytë Botërore, ka treguar një studim i publikuar në revistën shkencore, International Journal of Epidemiology.
Të dhënat e siguruara nga 29 shtete, duke përfshirë, Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe Kilin, kanë treguar se përparimi në jetëgjatësi është kthyer mbrapsht, si pasojë e pandemisë.
“Fakti që të dhënat tona tregojnë për një ndikim të madh, të lidhur me pandeminë, tregon sa shkatërruese dhe shokuese ka qenë pandemia në shumë shtete”, ka thënë mjekja, Ridhi Kashyap, bashkëudhëheqëse e studimit.
Në 22 nga 29 shtetet e analizuara, jetëgjatësia ka rënë për më shumë se gjashtë muaj, në krahasim me 2019. Në shumicën e shteteve, burrat kanë dalë më keq sesa gratë. Burrat në Shtetet e Bashkuara janë përballur me humbjen më të madhe të jetëgjatësisë – 2.2 vjet – në krahasim me 2019, të përcjellë nga burrat në Lituani me një ulje prej 1.7 vjet.
Në Shtetet e Bashkuara, rritja e mortalitetit është raportuar kryesisht te personat nën moshën 60-vjeçare, ndërsa në Evropë, viktimat kanë qenë kryesisht mbi moshën 60-vjeçare. Studimi është kryer duke analizuar të dhënat e vitit 2020, gjatë së cilit, 1.8 milion persona kanë vdekur si pasojë e pandemisë në gjithë botën.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, nga marsi i vitit 2020, kur ka shpërthyer pandemia, e deri më tani, janë regjistruar rreth 4.7 milionë viktima me koronavirus në botë./REL
Të tjera
-
Tahiri: Ditët në vijim do të iniciojmë kërkesën për shpërbërjen e Kuvendit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri,...
-
Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë
Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Ga...
-
Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
Artmotion, platforma lidere në Kosovë, dhe DigitAlb, platforma lidere në Shqi...
-
Arrestohet në Prizren burri me nënshtetësi gjermane, dyshohet për dhunë ndaj familjarëve të tij
Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren një burrë me nënshtetësi gjermane, ...
-
Bajrami ia bën ‘bajat’ ministrit Murati: Sektorit privat ia more taksat dhe i shpërndave si karramele
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit Hekuran Muratit, d...
-
Aksion i Policisë në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për dro*ë e ar*ë
Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren ka njoftu...
-
Prishtina pritet të bëhet me polici të veten brenda vitit
Drejtoria e Policisë për kryeqytet pritet të bëhet brenda këtij viti. Kjo ...
-
Sveçla takohet me Ballën, bien dakord që Policisë së Kosovës t’i bashkohet Taskforca e Përbashkët e Migracionit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me ftesë të homologut i tij, T...
-
Perëndimi duhet të jetë në gjendje lufte
Nga: Anders Fogh Rasmussen, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s (2009-‘14) d...
-
LAJMI I FUNDIT: Martin Berishaj po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Martin Berishaj ambasadori i Kosovës në Kroaci, është duke u intervistuar nga...
-
Gërvalla në Kalabri të Italisë: Të shfrytëzojmë resurset dhe të forcojmë urat e bashkëpunimit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke qëndr...
-
Krasniqi takohet me Gorçeviqin e Malit të Zi, dakordohen për thellim të bashkëpunimeve
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi priti në takim m...