Studimi: A e dini se sa herë duhet të bëni seks sipas moshës që keni?
Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 16 January 2020
Shumë njerëz ankohen që nuk bëjnë seks mjaftueshëm në jetën e tyre në çift apo edhe që bëjnë shumë seks. Por nëse pyet dy persona dhe pastaj partnerët e tyre, përgjigjja do të jetë gati e njëjtë – 2 herë në javë.
Për njërën palë, përgjigjja është pak e sikletshme, sepse në të vërtetë do të donte të bënte çdo ditë, ndërsa pjesa tjetër tregon presionin e vazhdueshëm të partnerit, aq sa do të donte ta rrallonte deri në një herë në muaj. E vërteta është që jemi KAQ të ndryshëm.
Sipas institutit “Kinsey”, në një studim të bërë së fundi, personat 18 deri 29-vjeçarë bëjnë seks mesatarisht deri në 112 herë në vit, 30 deri 39-vjeçarë arrijnë një mesatare prej 86 herë në vit dhe 40 deri 49-vjeçarë kapin një mesatare 69 herë në vit.
13 për qind e çifteve të martuara kanë marrëdhënie seksuale disa herë në vit, 45 për qind disa herë në muaj, 34 për qind dy deri në tri herë në javë dhe 7 për qind katër ose më shumë herë në javë.
Pothuajse gjysma e çifteve të martuara kanë marrëdhënie seksuale disa herë në muaj. Ju surprizon kjo? Duket se po. Kur i ktheheni kohës pas dhe kujtoni kur kishit jetë seksuale më të mirë… ia bëni pyetjen vetes: sa shpesh bënit seks atëherë?
Çfarë ndodh me ne? Të gjithë e dimë! Puna, fëmijët, lodhja, sëmundjet, ndryshimet hormonale – të gjithë këta faktorë kërcënojnë jetën tonë seksuale.
Megjithatë, specialistët e institutit testuan një grup të rriturish për aktivitetin seksual, duke u drejtuar tri pyetje bazë:
Sa seks ju bën të lumtur?
Sa seks ju bën të ndiheni të përmbushur dhe të kënaqur?
Cili është minimumi i seksit që keni nevojë, nëse e dini që nuk do të zgjasë përgjithmonë (raste kur partneri është sëmurë)
Përgjigjet ishin çuditërisht të pritshme, edhe pse studimi ishte fokusuar kryesisht te çiftet e martuara me fëmijë, kështu që është një rezultat paksa i njëanshëm. Dhe janë pyetur më shumë meshkuj se femra (kjo nuk ka nevojë për shpjegim). Dhe ja çfarë thanë:
Të lumtur nga aktiviteti seksual: 3 deri në 5 herë seks në javë
Të kënaqur: 1 herë në javë
Minimumi: 1 herë në muaj
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...