Uncategorized

Studimi: 80% e kompanive italiane i kanë sytë nga tregu kinez

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 27 November 2021

Pothuajse 80% e kompanive italiane e shohin Kinën si një treg potencial dhe një mundësi që nuk duhet humbur. Rezultati del nga në sondazh i realizuar nga Fondacioni Itali-Kinë, ku u intervistuan 180 kompani italiane.

Hulumtimi nxjerr në pah edhe parashikimin se konsumi i brendshëm i Kinës, i cili aktualisht përfaqëson 54.3% të PBB-së së vendit, pavarësisht nga pandemia Covid-19, do të dyfishohet deri në vitin 2030.

Përveç kësaj, sipas një parashikimi të “Oxford Economics”, Kina do të përfaqësojë 44% të konsumit global deri në vitin 2040, raporton “Xinhua”, përcjellë nga “Ansa”.

-Advertisement-

Dokumenti i titulluar “Konsumimi si një shtytës i marrëdhënieve midis Italisë dhe Kinës: analiza e skenarit dhe të dhënat nga aksionerët dhe kompanitë”, identifikon konsumin e brendshëm kinez si një faktor kyç për eksportet e ardhshme italiane, duke analizuar gjithashtu tendencat e fundit dhe duke vlerësuar perceptimin që kompanitë italiane kanë në këtë treg.

Sipas raportit, gati 80% e kompanive të anketuara e shohin Kinën gjithnjë e më shumë si një treg pritës, ndërsa 84% thanë se të bërit biznes në Kinë ishte një përvojë pozitive.

Rreth 29.3% e kompanive të intervistuara përbëheshin nga sipërmarrës të mëdhenj, ndërsa 70.7% nga ndërmarrje të vogla dhe të mesme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera