Studimet tregojnë se fëmijët që ushtrojnë sport, sëmuren më pak!

Autori: Gazeta inFokus
11:17 | 27 January 2023
Sa më aktiv dhe atletik të jetë një fëmijë, aq më pak ka të ngjarë të sëmuret, sipas një studimi të ri polak.
Nivelet më të larta të ushtrimeve fizike dhe aktiviteti më i përgjithshëm tek fëmijët shoqërohen me një ndjeshmëri të reduktuar ndaj infeksioneve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, siç është ftohja e zakonshme.
Studiuesit nga Universiteti Mjekësor i Varshavës, të cilët bënë publikimin në revistën e kërkimeve pediatrike “Pediatric Research” të “Nature”, studiuan 104 fëmijë të moshës 4-7 vjeç, duke matur në baza 24-orëshe për 40 ditë lëvizshmërinë e tyre fizike me një mjet të veçantë i mbajtur në dorë. Në të njëjtën kohë, çdo simptomë e infeksionit respirator si kollitja, teshtima etj. regjistrohej nga prindërit për 60 ditë. Gjithashtu janë marrë parasysh faktorë të ndryshëm, si vaksinimi i fëmijëve, pjesëmarrja e tyre në aktivitete sportive, ekspozimi i tyre ndaj duhanit dhe kafshëve shtëpiake në shtëpi etj.
Hulumtimi!
Ai zbuloi se për fëmijët që bënin mesatarisht 1000 hapa më shumë në ditë, numri i ditëve me simptoma të një infeksioni respirator u reduktua mesatarisht me 4.1 ditë. Për më tepër, fëmijët që shpenzonin tre ose më shumë orë në javë duke luajtur sporte kishin më pak ditë me një të ftohtë ose infeksione të tjera të frymëmarrjes.
Në 47 fëmijët, hapat mesatarë ditorë të të cilëve ishin 5,668 gjatë dy javëve të para të studimit, numri i përgjithshëm i ditëve me simptoma të infeksionit të frymëmarrjes gjatë gjashtë javëve të ardhshme ishte 947. Por për një grup tjetër prej 47 fëmijësh me më shumë aktivitet fizik (9,368 hapa mesatarisht në ditë), numri i përgjithshëm i ditëve me simptoma të një ftohjeje ose një infeksioni tjetër respirator u reduktua (724).
Studiuesit arritën në përfundimin se ushtrimi dhe aktiviteti më i madh fizik në përgjithësi ndihmon në reduktimin e rrezikut të infeksioneve tek fëmijët, nga njëra anë duke reduktuar citokinat inflamatore dhe nga ana tjetër duke rritur sistemin imunitar dhe përgjigjet e limfociteve.

Të tjera
-
Sa mund të ndryshojë struktura e re e Policisë së Kosovës?
Bashkë me drejtorin e ri Gazmend Hoxha, Policia e Kosovës do të bëhet edhe me...
-
Kosova shënoi rritje në eksport gjatë shkurtit, importi mbetet rreth 5 herë më i lartë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin e eksportit dh...
-
PS zyrtarizon kandidatët për kryetarë bashkie – lista me emrat
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste në selinë rozë....
-
Zjarri shpërthen në ndërtesën e IML’së – Ministria e Drejtësisë jep detaje
Sonte në orët e mbrëmjes një zjarr ka shpërthyer në ndërtesën e Instituti...
-
Kurti nesër bën homazhe në Krushë, pastaj niset për Tiranë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nesër në ora 08:00 do të bëjë homazhe në ...
-
Deputeti gjerman: Marrëveshja e Ohrit të zbatohet, shans real për t’u bërë pjesë e BE-së
Deputeti gjerman, Michael Helmut Roth ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe...
-
Refuzimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet në veri, frikë për tensione të reja
Partia më e madhe e serbëve të Kosovës Lista Serbe, nuk do të marrë pjesë në ...
-
Ish-presidentja Jahjaga vjen me një postim për Kombëtaren e Kosovës
Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin...
-
Drejtori i KIPRED: Nuk mund të flasim për avancim të demokracisë kur pushteti i konteston vendimet e Gjykatës Kushtetuese
Drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar pas deklaratave të Mini...
-
Aksident i rëndë në Mitrovicë, lëndohen gjashtë persona
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë -Podujev...
-
Nushi i PSD’së: Ju që u gëzuat që nuk ka pas shumë njerëz në protestë, nuk e keni hallin e Zajdenicës
Anëtari i PSD-së, Nol Nushi ka reaguar pas protestës së mbajtur sot nga parti...
-
AAK thërret konferencë për medie
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur një konferencë për medie. Kjo ...