Fokus

Studimet në mospërputhje me nevojat e tregut

Autori: Samire Jaha 11:08 | 02 September 2021

Çdo vit, shumica e atyre që e kryejnë shkollimin e mesëm, mësyjnë dyert e universiteteve dhe kolegjeve private për të studiuar, shkruan Gazeta Infokus.

E vit pas viti preferencat e gjithsecilit ndryshojnë. Mirëpo, preferenca të mëdha nga studentët e rinj çdoherë po janë më së shumti në Fakultetin e Mjekësisë, ashtu siç ka rezultuar edhe këtë herë.

Preferenca në këtë fakultet është aq e madhe këtë vit, ku nga gjashtë persona që kanë aplikuar do të pranohet vetëm një.

-Advertisement-

Po ashtu preferencat po janë edhe tek programi i Edukimit fillor në Fakultetin e Edukimin, duke u ndjekur pas nga programi i Psikologjisë në Fakultetin Filozofik.

Ndërsa, programet me interesimin më të vogël, e ku numri i aplikimeve nuk është plotësuar, janë programet studimore të Fakultetit teknik, Fakultetit të Shkencave Matematikore Natyrore, si dhe të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë.

Kjo sipas Rektoratit të Universiteti të Prishtinës.

Por cilat janë nevojat e Kosovës për kuadro profesioniste në të ardhmen?

Njohësi i fushës së arsimit në Kosovë, Rinor Qehaja nga organizata EDguard Institute, tha për Gazetën Infokus se Kosovës i mungojnë këto statistika për kërkesat e tregut, por që mendohet që është teknologjia informative.

“Neve ende na mungojnë statistikat institucionale për kërkesat e vërteta të tregut, mendohet që është teknologjia informative, mirëpo ka plot të tjera në trend që do të mund të gjeneroni ekonomi”, tha Rinor Qehaja.

Qehaja shtoi se është e rëndësishme të kuptohet nga të rinjtë që shkollimi universitar jo domosdoshmërish të sjell deri tek punësimi.

“Po ashtu është me rëndësi të kuptohet nga të rinjtë që jo domosdoshmërish shkollimi universitar të sjell tek punësimi apo shkathtësitë e nevojshme për punë  – institucionet tona duhet të promovojnë shkollimin profesional si përgjigje e shpejt e nevojave të ndryshme të tregut”, shtoi Rinor Qehaja./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera