Shëndetësi

Studim: të infektuarit pa simptoma faktor kryesor në përhapjen e virusit

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 03 April 2020

Shumë shkencëtarë dhe ekspertë shëndetësorë janë të bindur me faktin se koronavirusi është duke u përhapur nga persona, të cilët janë të infektuar mriëpo nuk kanë simptoma. Sipas tyre, kjo gje është problem kyç, I cili po e vështirëson edhe më shumë betejën kundër kësaj pandemie.

Kështu, një studim I fundit I bërë nga disa shkencëtarë në Singapor, ka ardhur në përfundim se rreth 10% e infeksioneve janë shkaktuar nga individë të infektuar me koronavirus, por të cilët nuk kanë shfaqur simptoma dalluese.

Shkencëtarët zbuluan se këta individë shkaktonin përhapjen e infeksionit, pa qenë në dijeni, duke u bërë kështu burim i rreth 6% të rasteve në komunitet përkatëse.

-Advertisement-

Në përgjigje të studimeve që kanë rezultuar të ngjashme, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjevenë ShBA, ka ndryshuar përkufizimin e rrezikut të transmetimit të virusit për qytetarët, duke deklaruar se çdo individ tani e tutje duhet të konsiderohet si bartës i virusit, edhe nëse nuk shfaq simptoma.

Shkencëtarët kanë thënë se ky fakt do ta bëjë gjendjen edhe më të vështirë për t’u mbajtur nën kontroll në krahasim me epidemitë e tjera, të ngjashme që kanë sulmuar sistemin e frymarrjes si virusi SARS në fillim të viteve 2000.

Tek shumica e personave të prekur, koronavirusi shkakton simptoma të lehta, si kollë dhe temperaturë që kalojnë pas dy-tre javësh. Për një numër më të vogël, sidomos për persona të moshuar apo individë me probleme të tjera shëndetësore, COVID-19 mund të sjellë komplikime të rënda deri në vdekje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera