Studim: Sipërmarrës të afërt me qeverinë serbe kontrollojnë mediat
Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 22 June 2017
Publikohet një studim i detajuar mbi gjendjen e mediave në Serbi. Sipërmarrës të afërt me qeverinë kontrollojnë mediat, tenderat jepen tek mediat e afërta me qeverinë.
Tregu i mediave në Serbi është shumë i përqëndruar dhe krerët shtetërore nën presidentin Vuçiç ushtrojnë një ndikim të konsiderueshëm në raportimin mediatik – si klientë reklamash. Ky fakt nuk ka ndryshuar megjithë privatizimin e viteve të fundit. Përkundrazi në disa rajone janë ngritur struktura të llojit monopolist, në të cilat firma të afërta me qeverinë kontrollojnë mediat.
SKëto janë konluzionet studimit në kuadër të projektit botëror “Media Ownership Monitor” të “Reporterëve pa kufij” dhe “Balkan Investigative Reporting Network”, BIRN, i cili u prezantua të mërkurën në Beograd, (21. qershor). Vendet pjesëmarrëse janë nga Gana, Brazili tek Serbia, Ukraina, Turqia. Pakistani, Maroku, Kolumbia, Kambodxhia e Tunizia.
Kreu i shtetit Vuçiç shan gazetarët
Nafia Hasanova, drejtuese e projektit të “Reporterëve pa kufij” në Serbi, thotë se “Media Ownership Monitor tregoi se sa fort presidenti Vuçiç dhe sipërmarrës të afërt me të e kontrollojnë raportimin mediatik. Që një kryetar shteti të shajë gazetarët investigativë si gënjeshtarë që duan të rrëzojnë qeverinë me ndihmën e parave të BE është e papërfytyrueshme. Nuk na habit fakti, që BE nuk i ka dhënë Serbisë nota të mira për lirinë e mendimit në raportin e fundit të progresit.”
Për pak më shumë se shtatë milionë banorë në Serbi, në regjistrin serb të sipërmarrjeve janë regjistruar 1.600 media. Dy televizionet publike, RTS dhe RTV financohen gati plotësisht nga buxheti shtetëror dhe konkurrojnë me media të tjera për të ardhurat nga reklamat që kanë rënë dukshëm që pas krizës së vitit 2009. Për shkak të mungesës së fondeve, shteti luan rol të madh në tregun mediatik duke pasur mundësi të ndikojnë raportimin. Mungojnë kriteret transparente e të qarta për shpërndarjen e parave publike, po ashtu tenderat jepen shpesh në mënyrë arbitrare dhe gati gjithmonë tek mediat e afërta me qeverinë, vëren studimi./DW/
Të tjera
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...