Studim: Lajm i keq për çiftet që zihen! Kush kritikohet nga partneri vdes më herët
Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 10 July 2020
Një studim i ri ka zbulur se nëse nëse dikush kritikohet shpesh herë nga partneri ka më shumë gjasa që të vdesë para kohe.
Për një gjysme dekade, studiuesit zbuluan se të njerwzit që janë kritikuar nga partnerët e tyre kishin 2 herë më shumë të ngjarë të vdisnin, sesa ata që nuk janë kritikuar.
Efekti ishte i njëjtë si për burrat dhe gratë. Autorja kryesor Jamila Bookwala tha se kritikat e shpeshta mund të shkaktojnë stresin e dëmshëm në trup.
“Mund të jetë një lloj stresori kronik ndërpersonal, dhe ashtu si stresorët e tjerë kronikë, mund të ketë një ndikim negativ kumulativ dhe të qëndrueshëm jo vetëm në shëndetin dhe mirëqenien, por edhe në vdekshmërinë”, është shprehur Jamila Bookwala.
Ekipi i Profesores Bookwala nga Kolegji Lafayette në Pensilvani analizoi të dhëna nga 1.734 burra dhe gra që ishin intervistuar për Projektin Kombëtar të Jetës Sociale, Shëndetit dhe Plakjes.
Të gjithë ishin të moshës midis 57 dhe 85 vjeç, me një moshë mesatare prej 68, dhe 90 përqind ishin martuar. Pjesa tjetër jetonte së bashku ose në një lidhje ndryshe intime.
Ata u pyetën për marrëdhëniet e tyre, përfshirë këtu sa shpesh kritikohen nga partneri i tyre.
“Ata që treguan se ishin kritikuar shpesh kishin një rrezik 44 përqind më të madh për të vdekur pesë vjet më vonë, krahasuar me ata që treguan se ishin kritikuar pak ose aspak,” tha profesoresha Bookwala.
Profesoresha Bookwala, hulumtimi i të cilws është botuar në revistën shkencore Psikologjia e Shëndetit, përfundoi: “Thjesht ndaloni së kritikuari partnerin tuaj, kjo mund të ndikojë negativisht në shëndetin dhe në vitet e jetëgjatësisë e tyre.
Të tjera
-
Ulutash i pranishëm në stërvitjen e Ushtrisë serbe “Whirlwind 2024”
Me ftesë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ser...
-
Nënkryetarja e kryeqytetit do të ligjërojë kundër dhunës me bazë gjinore
Nënkryetarja e Kryeqytetit, Jehona Lushaku Sadriu do të ligjërojë kundër dhun...
-
Hajdari raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të rap...
-
Kurti viziton nga afër fillimin e punimeve në rrugën Kijevë-Dollc
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vizitojë fillimin e punimeve të pr...
-
Maqedonci: Kemi informacione se Serbia sot do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi ...
-
SHBA bllokon nismën për anëtarësimin e territoreve palestineze në OKB
Shtetet e Bashkuara të enjten bllokuan OKB-në nga njohja e një shteti palesti...
-
Qalaj: Jankoviq duhet të intervistohet nga AKI-ja dhe PK-ja se çfarë informacionesh dha në Serbi
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se zëvendës...
-
Ngjarjet e parapara për sot
Këto janë disa nga ngjarjet që janë paraparë për tu zhvilluar sot. Nënkrye...
-
Moti në Kosovë me vranësira
Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe inte...
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...