Lifestyle

Studim: Çiftet që kanë më shumë frikë nga COVID-19 mund të kenë jetë më të mirë seksuale

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 04 October 2021

Nuk është sekret që pandemia ka pasur një ndikim në marrëdhëniet e njerëzve.

Sidoqoftë, një studim i ri ka zbuluar se frika nga Covid-19 në të vërtetë mund të ketë përfituar çiftet kur ishte fjala për jetën e tyre seksuale.

I kryer nga psikologët në Universitetin e Lisbonës dhe Institutin Kinsey në Indiana, hulumtimi, i botuar në “The Journal of Sex Research”, përfshiu 303 persona të rritur.

-Advertisement-

U zbulua se ndryshimet në stilin e jetesës shoqërohen me dëshirën pozitive seksuale, por vetëm për pjesëmarrësit me frikë të lartë nga infeksioni prej COVID-19, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.

“Ky studim avancon literaturën e fokusuar në rëndësinë e marrëdhënieve romantike në situata provokuese të stresit siç është pandemia COVID-19 duke hedhur dritë mbi lidhjen midis dëshirës seksuale dhe mirëqenies personale dhe marrëdhënies,” u shprehën autorët.

Gjetjet shkojnë kundër hulumtimeve të mëparshme që kanë treguar se pandemia shkaktoi një rënie të përgjithshme të dëshirës seksuale tek çiftet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera