Lifestyle

STUDIM/ Burrat u shkaktojnë grave stres më shumë se fëmijët!

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 28 April 2020

Nëse mendoni se pas një gruaje të acaruar, nevrikosur, lodhur, mërzitur e të trishtuar qëndrojnë dy, tre apo më shumë çamakarrokë nëpër shtëpi gaboheni rëndë.

Ai që ka kontribuar në gjithë stresin e kësaj gruaje është pikërisht bashkëshorti i saj…

Të paktën disa studime të kryera kanë arritur në përfundimin se 46% e grave kanë pranuar se stresin më të madh këto gra nuk e kanë nga fëmijët por nga vetë bashkëshortët e tyre. Dhe arsyeja nuk është aspak se këta burra janë abuzivë po tradhtarë.

-Advertisement-

Disa prej arsyeve pse burrat (në mënyrë të pandërgjegjshme) kthehen në burimin kryesor të stresit e mërzitjes së grave janë si më poshtë!

Një burrë është njësoj si një fëmijë extra në shtëpi:

E vërteta është se burrat sillen si fëmijë deri kur shkojnë 43 vjeç dhe kjo vërehet më së miri në sjelljen që meshkujt kanë me fëmijët e tyre. “Një 7 vjeçar do të sillet si një 7 vjeçar, por kur njê 35 vjeçar sillet si 7 vjeçar atêherë është shumë stresante, sepse supozohet që ai duhet të dijë më shumë apo jo” ështê shprehur një nga gratë që ka pranuar të marrë pjesë në studim.

Mund ta keni vënë re se sa baballarët kënaqen dhe argëtohen me fëmijët e tyre dhe janë gjithmonë dakord t’u binden urdhërave të të vegjëlve dhe e vërteta është se ata argëtohen vërtetë me lojëra fëmijësh. Ndryshe ndodh me nënat që janë të fokusuara tek mirëqenia e fëmijëve, shëndeti, detyrat, ushqimi, pastrimi, disiplina duke i diktuar njē rutinë fëmijëve dhe shpesh ato kthehen në ‘policin e keq’ duke shkaktuar kështu debate mes mamit e babit.

Punët e shtëpisë janë dërrmuese:

Sipas një studimi, një në pesë gra kanē pranuar se nuk kanë ndihmë nga bashkëshortët e tyre në punët e shtëpisë dhe kjo gjë ndikon në rritjen e nivelit të stresit. Gratë shpenzojnë më shumë kohë me punët e shtëpisë ndërsa burrat shpenzojnë më shumë kohë duke u relaxuar. Punë shtëpie për një grua nuk përfshin vetëm larje, gatim, pastrim, pazare, por edhe pagesat e faturave, menaxhimin e tê ardhurave, detyrat e fëmijëve…Këto aktivitete janë shumë të rëndësishme për strukturën e familjes, por nëse bëhen nga vetëm një person, atëherë kthehen në dërrmuese..

Gratë ndihen gjithmonë në faj:

Duke marrë parasysh të gjitha detyrat e grave të përshkruara më lart, është e kuptueshme se 24 orëshi i tyre është krejtësisht i zënë. Sidomos nëse ata gjithashtu punojnë me kohë të plotë. Në mbrëmje, pas punës, ata duhet t’i kushtojnë vëmendje secilit anëtar të familjes dhe të kryejnë të gjitha punët e tyre shtëpiake. Kjo ndjenjë çon në rritjen e nivelit të stresit. Gratë përpiqen të bëjnë gjithçka në 24 orë të lejuara, por për shkak të nxitimit, gabimet mund të ndodhin ndonjëherë, duke nxjerrë një grua fajtore dhe një burrë që nuk bën asnjë gabim sepse nuk bën asgjë.

“Ndihem e stresuar sepse më duhet të marr përsipër të mësoj gjithçka rreth prindërimit dhe nëse diçka shkon keq, është i gjithi faji im” është shprehur një tjetêr grua që mori pjesê në studim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera