Lajme

Studentja e Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ përfaqësuese e Kosovës në Samitin e radhës në Korenë Jugore(FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 13 July 2017

Blerinë Ajvazi është studente e Fakultetit të Edukimit Program Fillor në Universitetin ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, e cila do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e radhës për paqe në Republikën e Koresë Jugore, duke u bërë dhe anëtare e IPYG (International Peace Youth Group) që është pjesë e IWPG – International Woman Peace Group.

Pas realizimit të disa aktiviteteve në Universitet si, legjislacioni i fushatës për paqe , videoja celebruese dhe intervista ve të drejtpërdrejta nga Universiteti “Kadri Zeka” në IPYG në Korenë Jugore, studentja Ajvazi ishte përfaqësuesja më e re në botë ku nga të gjitha videot e realizuara nga e gjithë bota për mbështetjen e Deklaratës së Paqes dhe Ndaljes së Luftërave në Botë, videot e studentes së Universitetit tone janë zgjedhur ndër më të pëlqyerat.

Këtë vit, në muajin shtator, Blerina është ftuar që të merr pjesë në Samitin e radhës në Republikën e Koresë Jugore.

-Advertisement-

Ndryshe, në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan në muajin dhjetor të 2015, pati qëndruar Delegacioni I Paqes nga Koreja Jugore nën udhëheqjen e Man Hee Lee dhe Nam Hee Kim kryetare e IWPG –

International Woman Peace Group, vizita e të cilëve ka pasur për qëllim informimin rreth aktivitetet që zhvillon Delegacioni i Paqes HWPL në kërkim të zgjidhjes më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për paqe përmes zbatimit të Deklaratës dhe Konventës Ndërkombëtare për ndërprerjen e luftës dhe konflikteve të armatosura ndërkombëtare. Ata patën thënë se janë të përkushtuar për të krijuar paqe në botë dhe se kanë për qëllim që brezave të rinj si trashëgim tua lejnë paqen.

Edhe Ish-Kryeministri I republikës së Kosovës, Bajram Kosumi, tani rektor i Universitetit “Kadri Zeka” , në samitin botëror “World Alliance of Religions Peace 2014”, i cili është mbajtur në Seul te Koresë në vitin 2014, në mesin e personaliteteve të shquara politike e fetare nga mbi 100 vende te botës, ka nënshkruar deklaratën e Paqes për ndalimin e luftërave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera