Fun & Video

Studentja me aligator për diplomim

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 07 August 2018

Një studente amerikane ka siguruar që diplomimi i saj të mbahet mend. Makenzie Noland ka pozuar me aligatorin 4 metra me veshjen e saj të diplomimit.

Ajo është një studente në Universitetin A & M të Teksasit për shkencat e kafshëve të egra dhe të peshkimit.

Makenzie ka bërë praktikën në një qendër shpëtimi në Beaumont, e cila është shtëpia e rreth 450 aligatorëve, krokodilëve dhe zvarranikëve të tjerë.

-Advertisement-

Dhe Big Tex ka marrë vëmendjen, një alligator gjigand që u adoptua në vitin 2016.

Makenzie dhe Tex kanë zhvilluar një marrëdhënie të veçantë që kur ajo u bashkua me qendrën në maj.

Studentja tha se ai i përgjigjet emrit të tij dhe reagon ndaj sinjaleve të saj me dorë kur ajo hynë në ujë për ta ushqyer.

“Unë futem në ujë me atë kafshë çdo ditë, ai është një nga miqtë e mi më të mirë atje,”-tha Makenzie për BBC.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera