Sport

Studenti rus realizon penalltinë më të çmendur në histori (Video)

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 08 October 2018

Futbollisti rus Norik Avdalyan ka realizuar penalltinë më të “çmendur” të historisë së futbollit këtë fundjavë duke shënuar me një goditje të mahnitshme në kompeticionin e futbollit të Lidhjes Kombëtare të Studentëve të Rusisë.

Avdaljan, i cili luan për Universitetin Teknik Kombëtar të Kërkimeve në Kazan, shënoi penalltinë e pabesueshme në minutën e ‘55 me ekipin e tij që kaloi në avantazh 1-0 kundër rivalëve të Cheboksary.

22-vjeçari tregoi disa aftësi mahnitëse akrobatike, duke kërcyer në mënyrë spektakolare dhe duke gjuajtur një goditje me të djathtën në trekëndësh.

-Advertisement-

Numri 7 u largua me krahët e tij të ngritura në festë, pasuar nga disa shokë të grupit, teksa të gjithë të pranishmit mbetën të habitur nga akrobacia e Avdaljanit.

Mesfushori, i cili gjithashtu thuhet se është pjesë e grupit të të rinjve në ekipin e Premier Ligës së Rusisë, Rubin Kazan, shënoi edhe 10 minuta më vonë pasi skuadra e tij arriti një fitore 4-0.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera