Lajme

Studenteve iu vidhen gjësendet personale në konvikte

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 18 May 2020

Gjatë të hënës studentët banuese në konvikte kanë filluar ti tërheqin gjësendet e tyre personale.

Por disa prej tyre kanë deklaruar se veshmbathjet, kursimet e gjësendet e tjera personale janë duke u munguar.

Kështu ka për të ditur organizata e studenteve Paqja Studentore, e cila edhe ka reaguar për keqpërdorimet e bërë brenda konvikteve.

“Paqja Studentore u bën thirrje Qendrës së Studentëve dhe Policisë së Kosovës që të kontaktojnë me të gjithë studentët që janë dëmtuar dhe së bashku me ta t’i identifikojë dëmtuesit/vjedhësit eventualë të gjësendeve të tyre. Paqja Studentore i konsideron këto veprime vulgare si dhe të papranueshme që u janë bërë studentëve të Universitetit të Prishtinës, që banojnë në Qendrën e Studentëve”, thuhet në reagimin e tyre.

Kujtojmë që nga kjo e hënë e deri të premten studentët do të kenë mundësi të marrin gjësendet e tyre personale të cilat ishin bllokuar tash e disa muaj që nga vendosja e konvikteve në karantinë./Gazeta inFokus/

Të tjera