Lajme

Studentët protestojnë: Politika larg arsimit

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 05 March 2018

Dhjetëra studentë të Universitetit të Prishtinë kanë dal dalë për të protestuar para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, dukë kërkuar depolitizim të arsimit në Kosovë, shkruan Infokusi.com.

Studentët po mbajnë në duar pankarta me mbishkrimin ‘ Dua të studioj jashtë vendit’, ‘Na duhet ndihma juaj’, ‘AKA depolitizim’.

Përfaqësues të organizatës ‘Paqja studentore e Universitetit të Prishtinë’ të cilët kanë organizuar këtë protestë kanë kërkuar që politika të qëndroj larg nga arsimi.

-Advertisement-

‘Shqetësimi ynë nuk është vetëm njohja e diplomave, në kërkojmë që depolitizimin e arsimit. Politika të qëndroj larg nga arsimi’, kanë thënë përfaqësues të kësaj organizate’, kanë thënë përfaqësues të organizatës.

Ata gjithashtu kanë kërkuar që tu mundësohet vazhdimi i studimeve jashtë vendit.

‘Mos na privoni nga të drejtat tona për arsim sepse ne po bartim pasojat e vendimeve tuaja. Unë dua të studiojë në Gjermani, shoku im në Francë, kjo është e drejtë e jona mos na e ndaloni’, kanë thënë ata.

Kjo protestë erdhi pas përjashtimit të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë të Arsimit të Lartë (EQAR)./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera