Studentët po përballen me probleme për nxjerrjen e biletave mujore për trafikun urban në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus
15:31 | 09 Qershor 2022
“Jam detyruar të shkoj dy herë në kioskë për me e ble mujoren pasi që njëherë më kanë thënë që nuk ka, e mandej kur kam shku herën e dytë ka qenë ora përafërsisht 6 pasdite më kanë thënë se ka ama vetëm po i shesim pasdite”.
Kështu është shprehur një studente e Universitetit të Prishtinës, D.A, e cila udhëton pothuajse çdo ditë me trafikun urban e që po përballet me probleme për nxjerrjen e biletës mujore e cila për studentë dhe nxënës kushton 12 euro për gjithë muajin.
E me problemin e njëjtë për nxjerrjen e kësaj bilete ka hasur edhe studentja tjetër, S.J.
“Kur kam shkuar në kioskën mbrapa teatrit, afër komunës së Prishtinës ku edhe mund të blesh biletën mujore për trafikun urban, herën e parë më kanë thënë që nuk ka. Duke qenë se unë edhe punoj e kisha të pamundur të shkoj përsëri. Herën e dytë e kam dërguar motrën, të cilës i kanë thënë se bileta të tilla shiten vetëm pasdite”, ka deklaruar S.J.
Mirëpo kjo studente pavarësisht se iu dashtë të humbte ditën e saj, këtë biletë e bleu në pikën tjetër të shitjes.
“Në të njëjtën ditë motra ime ka provuar që këtë biletë ta blejë në pikën tjetër të shitjes, që gjendet në rrugën “Kodra e Diellit”, e aty i kanë thënë që patjetër që këto bileta shiten edhe paradite. Mirëpo kanë treguar se kanë mungesë të tyre e pasdite i dërgojnë edhe në pikën tjetër”, është shprehur S.J.
Gazeta Infokus ka kërkuar përgjigje në lidhje me këto probleme me të cilat po përballen studentët për nxjerrjen e biletës mujore edhe nga Trafiku Urban i Prishtinës, të cilët kanë theksuar se biletat shiten në çdo orar të punës.
“Biletat mujore të gjitha llojet shiten çdo kohë në këtë orar, mund të blihet në pikat e shitjes: -Kioska me logo “Trafiku Urban”, prapa Objektit të Komunës (tek “Plepat”), orari i punës e hënë – e premte 07:00 – 20:00. Të shtunave: 09:00 – 13:00 – Kioska me logo Trafiku Urban, në lagjen Kodra e Diellit tek (Banesat e Bardha), çdo ditë nga e hëna deri të dielën sipas orarit te punës 06:00 – 22:00”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Ndërsa nga Komuna e Prishtinës nuk janë interesuar të kthejnë përgjigje në lidhje me këtë çështje deri në momentin e publikimit të këtij teksti.
Ndryshe bileta mujore e integruar për nxënës ose student kushton 12.00 Euro ndërsa po e njëjta biletë për qytetarët tjerë është 14€/muaj.
Po ashtu kjo biletë integruese përdoret për të gjitha linjat e autobusëve të Trafikut Urban në kryeqytet./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...





























