Lajme

Studentët në Tiranë paralajmërojnë greva urie

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 17 December 2018

Studentët e universiteteve publike në Tiranë kanë paralajmëruar sot një protestë masive përpara Kryeministrisë.

Ashtu sikur edhe dje, ata i bënë thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të pranishëm në këtë protestë paqësore.

Rreth orës 09:00 studentët nisuën të mblidhen nëpër fakultetet e tyre, ndërsa kanë gjetur forma të veçanta sipas tyre, duke vendosur shirita apo dhe zinxhirë nëpër dyert e këtyre institucioneve.

-Advertisement-

Pavarësisht thirrjeve, ata kanë nënvizuar faktin se kauza e tyre nuk është politike, ndërsa shtojnë se do vazhdojnë protestat deri në plotësimin e 8 kërkesave pa dialog.

Ndonëse partitë politike, si në rastin e LSI, u kanë bërë thirrje të rinjve të tyre që të lënë kartat e anëtarësimit dhe t’i bashkohen protestës, studentët kanë pohuar se tubimi nuk do të marrë ngjyrime politike.

Ndonëse prej 13 ditësh të rinjtë që vazhdojnë arsimin e lartë në Tiranë, dhe jo vetëm, protestojnë, kryeministri Edi Rama nëpërmjet deklaratave për mediat apo dhe postimeve në rrjetet sociale nuk lëshon pe, duke i bërë të ditur të rinjve se kërkesat e tyre do të zgjidhen vetëm përmes dialogut.

Teksa pohojnë se do të ketë përshkallëzim të protestës, studentët kanë paralajmëruar grevë urie. Një prej studentëve të Politeknikut tha për gazetarin Erjon Skëndaj se nëse sot nuk plotësohen kërkesat e tyre, ata do të ngujohen brenda Politeknikut dhe më pas do të hyjnë në grevë urie.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera