Lajme

Studentët në protestë për Demarkacionin

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 07 March 2018

Dhjetëra studentë kanë dalë për të protestuar para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës duke kërkuar ratifikim e marrëveshjes për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, shkruan Infokusi.com.

Arbër Rama, student ka thënë se liberalizimi i vizave do të ndodhë në fund të këtij viti ose në fillimin e vitit të ardhshëm nëse kalimi i demarkacionit do të ndodhë këto ditë.

‘Me ratifikimit e demarkacioni liberalizmi i vizave mund të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm ose në fund të këtij viti, ka thënë Rama.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se kjo protestë nuk ka ngjyrosje politike.

‘Në nuk kemi asnjë ngjyrosje politike dhe nuk jemi të dirigjuar nga askush, thjeshtë po kërkojmë unitet të shqiptarëve që mos mbetet fati i kosovarëve në duart e Listës Serbe’, ka shtuar ai.

Kuvendi i Kosovës tri herë radhazi ka dështuar të mbajë mbledhjen në të cilën do të votohet për ratifikimit e marrëveshjes për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera