Lajme

Studentët kundërshtojnë mbylljen e konvikteve e mensës

Autori: Gazeta inFokus 07:54 | 06 April 2021

Kryetari i Parlamentit Studentor, Erzen Hyseni, është deklaruar kundër masave të reja antiCOVID të vendosura nga Qeveria e Kosovës.Ai u shpreh se kjo ishte e panevojshme dhe se i kushton studentëve si në procesin mësimor, ashtu edhe në atë buxhetor, meqenëse mbyllen konviktet dhe bibliotekat.

“Mbyllja është e panevojshme, se në dhoma konvikti ka qenë i vendosur veç nga një student dhe aty s’ka pasur asnjë të infektuar me COVID”.

“Kjo i kushton shumë studentëve se tash afër është afati i prillit për provime dhe shumica e studentëve mësojnë në bibliotekë dhe shumica e tyre qëndrojnë në konvikte se sa të udhëtojnë dhe kthehen prapë, sepse kjo shkakton shpenzime të rrugës”.“E dimë që në konvikte është mbajtur distancë, i është matur temperatura, ka pasur dezinfektues”.

-Advertisement-

“Një student që paguan mensën 15 euro, me atë të konviktit bëhen gjithsej 35 euro, dhe kjo shumë është më e mirë se sa i duhen një studenti për të paguar rrugë për të udhëtuar, p.sh. studentëve të Prizrenit ose Pejës veç për ardhje i duhen katër euro për biletë autobusi, dhe katër euro të tjera për biletë kthyese, pra tetë euro vetëm për rrugë dhe kjo është kosto mjaft e madhe”.

“Është më e logjikshme që mensa e konvikti të jenë të hapur për shkak të banimit dhe afërsisë me fakultetet, sesa studentët të udhëtojnë”.“Kërkesat e studentëve janë që këto dy qendra të mos mbyllen. Do mundohemi të kemi takim me ministrin dhe t’i tregojmë shqetësimet e studentëve të Universiteti të Prishtinës”.“Po frikësohemi që do të përsëritet ngjarja si në vitin e kaluar kur kanë thënë se mbyllja është vetëm për dy javë. Në rast se janë vetëm 12 ditë do ta kishim pranuar shumë thjesht, por bazuar në eksperiencën e vitit të kaluar se çfarë ka ndodhur, ne kërkojmë që kjo gjë të mos përsëritet”, u shpreh Hyseni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera