Lajme

Studentët kundër heqjes së flamurit kombëtar, aksion para Rektorati

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 04 May 2017

Me thënien e Hasan Prishtinës “Njeriu pa kombin është asgjë, e kombi pa brezat e ardhshëm shuhet”, të shkruar murin e rektoratit si dhe me vendosjen e flamurit kombëtar në shtatoren e Hasan Prishtinës , Lëvizja Studentore Studim-Kritikë-Veprim ka reaguar sot ndaj heqjes së flamurit kombëtar nga një sallë e rektoratit nga Universitetin e Prishtinës.

Të martën në sallën e Rektoratit të UP-së kur pritej të mbahej një ligjëratë nga Alan Watson nga Richmond CBE i Anglisë me temën “What Brexit means?” flamuri kombëtar është hequr nga radha e flamujve tjerë, një veprim që nuk është pritur aspak mirë dhe është konsideruar i papranueshëm.

Fatri Zhitia nga Lëvizja Studentore Studim-Kritikë-Veprim ka thënë me këtë rast se i respektojnë të gjitha kombet , por asnjë nuk e zëvendëson flamurin kombëtar.

-Advertisement-

Zhitia: Asnjë flamur nuk e zëvendëson flamurin tonë kombëtar

(Video)

“Ne respektojmë të gjitha kombet dhe simbolet e tyre, ashtu sikur edhe flamurin e Britanisë, megjithatë asnjë flamur nuk e zëvendëson flamurin tonë kombëtar. Hasan Prishtina patriot dhe intelektual shqiptar u angazhua gjatë tërë jetës së tij për arsimin e popullit në funksion të kombit shqiptar dhe ngritjes së tyre”, tha Zhitia.

Ai tha se klanet e paskrupullta që kanë kapur Universitetin e Prishtinës dihet tashmë që kanë braktisur idenë e ngritjes së kombit shqiptar dhe një gjë e tillë duhet të ndalohet.

Zhitia: UP po shkrinë arsimin e kombit në funksion të pasurisë së tyre

(Video)

“Klanet e paskrupullta që kanë kapur UP-në dihet tashmë që kanë braktisur idenë e ngritjes së kombit shqiptar, madje çdo herë e më shumë po e dëshmojnë se si po e mohojnë atë. Ne nuk mund të lejojmë që të njëjtën ta bëjnë edhe përmes institucioneve tona. Hasan Prishtina shkriu tërë pasurinë për arsim, ndërsa të pushtetshmit në UP po shkrijnë gjithë arsimin e kombit në funksion të pasurisë së tyre. Kjo duhet të ndalet. Këtë do ta ndalim”, tha Zhitia.

Studentët këtë veprim e kanë quajtur skandal në vazhdën siç kanë thënë ata të skandaleve të njëpasnjëshme që po prodhohen nga Universiteti i Prishtinës.

Aksioni i studentëve ka filluar para shtatores së heroit Zahir Pajaziti për të vazhduar në oborrin e Rektoratit ku kanë shkruar parulla në murin e ndërtesës së Rektoratit si dhe kanë vendosur një flamur kombëtar në shtatoren e Hasan Prishtinës.

KosovaPress ka raportuar të martën për heqjen e flamurit kombëtar nga salla. I njëjti është zëvendësuar me flamurin e Britanisë së Madhe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera