Studentët kosovarë përfitojn nga projekti REBUS që finacohet nga Komisioni Evropian
Autori: Gazeta inFokus
11:04 | 15 June 2017
Studentët dhe profesorët e Kolegjit Universum, të nivelit Bachelor dhe Master do të jenë përfitues për zhvillimin e shkathësive ndërmarrëse nga projekti REBUS (REady for BUSiness), të financuar nga programi për zhvillimin e kapaciteteve në arsimin e lartë, Erasmus +, nga Komisioni Evropian.
Projekti REBUS (Ready for Business) ka si synim zhvillimin, testimin, vlerësimin, integrimin gjithëpërfshirës dhe nevojat që nxisin modulet e hapura mësimore për të promovuar aftësitë ndërmarrëse të studentëve në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri dhe shkenca të tjera Teknike nga Ballkani Perëndimor dhe Rusia si një ndërthurje e edukimit akademik dhe mësimëdhënies në praktikë të koncepteve të bisnesit.
Impakti direkt i projektit përfshin module të ndryshme, trajnime mbi ndërmarrësinë e orientuar nga praktika, një vlerësim të sistemit duke përfshirë si njësi të aftësive ndërmarrëse përshkruese dhe lidhjen e tyre me vlerësimin dhe sistemin e krediteve (ECTS) dhe sistemeve të certifikimit (EUROPASS), një zgjerim i kurrikulave ekzistuese të studimeve Bachelor, Master.
Institucionet partnere të BE-së do të mbështesin fuqishëm adresimin e sfidës për të prezentuar Ndërmarrësinë në Institucionet të Lartë në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Rusisë duke krijuar edhe një rrjet bashkëpunimi të vendeve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor dhe Rusisë theksoi Branko Vujicak, Menaxher i Projektit nga Universiteti i Sarajvës (FBiH).
Kolegji Universum është partner përfitues në këtë projekt së bashku me 11 Universitete partnere të tjerë nga Gjermania, Italia, Austria, Bosnia dhe Herzogovina, Siberia, Rusia, Mal i Zi dhe Shqipëria.
Ndërsa, Uran Rraci, nga Kolegji Universum potencoi se ky projekt do të ndihmojë profesorëve, stafit dhe më së shumti studentëve kosovarë në zhvillimin e moduleve innovative, të moduleve trajnuese ndërmarrëse dhe validimin e komptencave të cilat do të mundësojn t’i përgjigjen kërkesave dhe nevojave të tregut.
Projekti REBUS është projekti i dytë për këtë vit për zhvillimin e kapaciteve që Kolegji Universum është përfitues direkt. Kolegji Universum numëron 25 marrëveshje për shkëmbim të studentëve dhe stafit akademik në Universitetet e Evropës të financuara nga programi Erasmus + i Komisionit Evropian.
Për të informuar si mund të përfitoni nga projektet dhe programet ndërkombëtare të Kolegjit Universum, kontaktoni përmes e-mailës [email protected] apo ++377 44 144 062
http://universum-ks.org/studentet-kosovare-perfitojn-nga-projekti-rebus-qe-finacohet-nga-komisioni-evropian/

T� tjera
-
Shiroka-Pula: Filantropia dhe shërbimi ndaj të tjerëve janë vlera që forcojnë shoqërinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Sami...
-
Ardian Gjini publikon shifrat e BQK-së: Çmimet dhe borxhet e qytetarëve janë rritur në mënyrë ekstreme, si po ia dalin familjet kosovare?
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për rritjen e ndjes...
-
Reagimet se i kanë ndarë vetëm 1.5 milionë për to, Pacolli: Mandat i digave, janë në proces, ndërtimet fillojnë më 2027 -28
Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes një po...
-
‘‘Në asnjë moment’’ – EULEX mohon ‘‘fuqishëm’’ raportimet se një polic i tyre ia drejtoi armën familjarëve të Krasniqit
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka mohua...
-
Studentët e UP-së paralajmërojnë protestë, kërkojnë dorëheqjen e rektorit
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës dhe Këshillat Studentorë t...
-
Veturat e Policisë ende me goma të verës? Ibishi: Sezoni nuk pret
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka kritikuar mungesën e gomave për vetur...
-
Komandanti i KFOR’it Vergori në Tiranë: Po vazhdojmë optimizimin e forcave, procesi mund të kthehet prapa nëse rrezikohet siguria
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, ka marrë pjesë në takimin e 14-të të S...
-
Nisma e re legjislative për ligjin për Specialen/ Bajraktari: Synimi kryesor do të duhej të ishte kthimi i selisë së kësaj Gjykate në Kosovë
Avokati Ardian Bajraktari ka shkruar lidhur me nismën e re ligjore sa i ëprke...
-
Lansohet Sistemi i Pagesave të Shpejta, paratë do të transferohen brenda pak sekondash
Qeveria e Kosovës ka njoftuar për lansimin e Sistemit të Pagesave të Shpejta,...
-
Incidenti jashtë shtëpisë së Jakup Krasniqit, pjesëtari i EULEX-it dyshohet se ia drejtoi armën një familjari
Jakup Krasniqi ka përfunduar edhe vizitën e tretë me radhë në shtëpinë e tij ...
-
IKSHPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit: Mund të shkaktojë komplikime serioze, madje edhe vdekje
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë thirrje për vak...
-
Mrekullia e kësaj vitamine për organizmin, ja përfitimet e jashtëzakonshme që mund të sjellë për shëndetin tuaj
Omega-3 është një nga përbërësit e rëndësishëm për organizmin e njeriut, pasi...
































