Lajme

Studentët kosovarë përfitojn nga projekti REBUS që finacohet nga Komisioni Evropian

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 15 June 2017

Studentët dhe profesorët e Kolegjit Universum, të nivelit Bachelor dhe Master do të jenë përfitues për zhvillimin e shkathësive ndërmarrëse nga projekti REBUS (REady for BUSiness), të financuar nga programi për zhvillimin e kapaciteteve në arsimin e lartë, Erasmus +, nga Komisioni Evropian.

Projekti REBUS (Ready for Business) ka si synim zhvillimin, testimin, vlerësimin, integrimin gjithëpërfshirës dhe nevojat që nxisin modulet e hapura mësimore për të promovuar aftësitë ndërmarrëse të studentëve në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri dhe shkenca të tjera Teknike nga Ballkani Perëndimor dhe Rusia si një ndërthurje e edukimit akademik dhe mësimëdhënies në praktikë të koncepteve të bisnesit.

Impakti direkt i projektit përfshin module të ndryshme, trajnime mbi ndërmarrësinë e orientuar nga praktika, një vlerësim të sistemit duke përfshirë si njësi të aftësive ndërmarrëse përshkruese dhe lidhjen e tyre me vlerësimin dhe sistemin e krediteve (ECTS) dhe sistemeve të certifikimit (EUROPASS), një zgjerim i kurrikulave ekzistuese të studimeve Bachelor, Master.

-Advertisement-

Institucionet partnere të BE-së do të mbështesin fuqishëm adresimin e sfidës për të prezentuar Ndërmarrësinë në Institucionet të Lartë në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Rusisë duke krijuar edhe një rrjet bashkëpunimi të vendeve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor dhe Rusisë theksoi Branko Vujicak, Menaxher i Projektit nga Universiteti i Sarajvës (FBiH).

Kolegji Universum është partner përfitues në këtë projekt së bashku me 11 Universitete partnere të tjerë nga Gjermania, Italia, Austria, Bosnia dhe Herzogovina, Siberia, Rusia, Mal i Zi dhe Shqipëria.

Ndërsa, Uran Rraci, nga Kolegji Universum potencoi se ky projekt do të ndihmojë profesorëve, stafit dhe më së shumti studentëve kosovarë në zhvillimin e moduleve innovative, të moduleve trajnuese ndërmarrëse dhe validimin e komptencave të cilat do të mundësojn t’i përgjigjen kërkesave dhe nevojave të tregut.

Projekti REBUS është projekti i dytë për këtë vit për zhvillimin e kapaciteve që Kolegji Universum është përfitues direkt. Kolegji Universum numëron 25 marrëveshje për shkëmbim të studentëve dhe stafit akademik në Universitetet e Evropës të financuara nga  programi Erasmus + i Komisionit Evropian.

Për të informuar si mund të përfitoni nga projektet dhe programet ndërkombëtare të Kolegjit Universum, kontaktoni përmes e-mailës [email protected] apo ++377 44 144 062

http://universum-ks.org/studentet-kosovare-perfitojn-nga-projekti-rebus-qe-finacohet-nga-komisioni-evropian/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera