Lajme

Studentët kërkojnë shkarkimin e rektorit

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 04 May 2017

Të indinjuar nga veprimi i para dy ditëve, kur nga ambientet e sallës së Rektoratit u largua flamuri kombëtar, organizata e studentëve “Demokracia Studentore” bën thirrje për protestë me anë së cilës kërkojnë shkarkimin e rektorit Marjan Demaj.

Ata përmes një komunikate shprehin indinjatën e tyre për këtë akt , i cili siç potencojnë ata është fyerje ndaj këtij tempulli të dijës dhe sakrificës së studentëve që nën këtë flamur ranë për lirinë e Kosovës.

Mexhid Ramusa nga organizata “Demokracia Studentore”, ka thënë se do të fillojnë protestat për shkarkimin e rektorit Marjan Demaj dhe gjithë atyre që janë përfshirë në klane. Largimi i flamurit kombëtar është i papranueshëm për të gjithë ata që flasin shqip, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Të martën derisa pritej që të mbajë një ligjëratë nga  Alan Watson nga Richmond CBE i Anglisë  me temën “What Brexit means?”,  flamuri kombëtar është larguar nga salla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera