Lajme

Studentët kërcënojnë UP’në se do t’i publikojnë emrat e profesorëve që janë ngacmues seksual nëse nuk marrin masa ndaj tyre

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 15 February 2020

Problemi i ngacmimeve seksuale brenda Universitetit të Prishtinës vazhdojnë të mos sanksionohen nga ky institucion.

Kështu janë shprehur studentët aktivistë, të cilët gjatë ditës së sotme në 50 vjetorin e UP-së kanë marrë një aksion simbolik universitar për të shprehur shqetësimin e tyre rreth trajtimit të rasteve të ngacmimeve seksuale nga ky institucion.

Këta studentë kanë kërkuar  nga udhëheqësit e këtij institucion që të marrin masa , përndryshe thonë se do t’i publikojnë emrat e profesorëve, asistentëve dhe punëtorëve të administratës të cilët janë ngacmues seksual, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Sipas një komunikate të këtyre studentëve aktivistë, ngacmimi seksual është fenomen i njohur në historinë e Universitetit të Prishtinës dhe emrat e ngacmuesve seksual janë të njohur.

 

“Ngacmimet seksuale vazhdojnë të mos sanksionohen brenda Universitetit të Prishtinës duke krijuar kështu një ambient të pasigurt për studentet dhe studentët e UP-së, duke shkelur të drejtat e njeriut dhe duke e shndërruar Universitetin në një shtëpi e cila strehon dhe ushqen ngacmues seksual. Përkundër raportimeve dhe skandaleve publike, Universiteti i Prishtinës edhe sot vazhdon të mos ketë rregullore kundër ngacmimeve seksuale që me Kodin Penal të Kosovës konsiderohen vepra penale, e gjithë kjo si pasojë e rezistencave të vazhdueshme nga ngacmues seksual brenda UP-së”, thuhet në njoftim.

“Të vetëdijshëm/me për shtrirjen e kësaj forme të abuzimit të pushtetit dhe kërcënim të të drejtave fundamentale të studenteve dhe studentëve, ne kërkojmë nga Universiteti i Prishtinës të ndërmarrë masa, përndryshe do të detyrohemi t’i publikojmë emrat e secilit profesor, asistent dhe punëtor administrativ, ngacmues seksual. Ne kërkojmë ambient të sigurt dhe të dinjitetshëm për të gjithë studentet/ët e Universitetit të Prishtinës”, thuhet në reagimin e tyre./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera