Lajme

Studentët e UP-së mbajnë konventë, pritet miratimi i një rezolute

Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 30 May 2019

Rreth 500 studentë të drejtimeve të ndryshme të Universitetit të Prishtinës sot do të mblidhen në Konventën e tyre në amfiteatrin e Administratës Qendrore të UP-së.

Në këtë konventë është paralajmëruar miratimi i një rezolute, lidhur me kërkesat dhe nevojat e të rinjve që do t’i drejtohet presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Konventa organizohet nga Qeveria e Kosovës dhe Universiteti i Prishtinës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera