Fokus

Studentët e UP-ës imitojnë ata të Shqipërisë, kërkojnë shkarkimin e Senatit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 17 December 2018

Një grup studentësh janë mbledhur para Rektoratit të UP-ës për të protestuar siç u paralajmërua mbrëmë.

Përmes kësaj proteste studentët kërkojnë shkarkimin e anëtarëve të Senatit të cilët janë të ndikuar politikisht me theks të veçantë drejtuesin e Këshillit të Senatit, Beqir Sadikaj.

Protestuesit kërkuan takim me rektorin Marjan Dema, por shkaku i një rasti vdekjeje që i kishte ndodhur, rektori nuk gjendej në Rektorat, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Prorektorja për buxhet dhe financa, Myrvete Badivuku doli përpara studentëve dhe u sqaroi situatën, duke u ofruar atyre që të zgjedhin përfaqësuesin dhe të mund të diskutojnë për kërkesat e tyre brenda Rektoratit, takim ky që po vazhdon të mbahet. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera