Lajme

Studentët e Shkollës Verore Ndërkombëtare ngatërrohen me ata të UP-së, iu pamundësua vizita në Prekaz

Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 17 July 2022

Përveç pjesëmarrësve të Shkollës Verore të Universitetit të Prishtinës, vizita në Prekaz iu pamundësua edhe atyre nga Shkolla Verore Ndërkombëtare.

Labinot Hajdari, njëri nga organizatorës e Shkollës Verore Ndërkombëtare e cila po mbahet në Prishtinë tha se ky organizim që ai udhëheq është një organizim tjetër, krahasuar me pjesëmarrësit e Shkollës Verore të Universitetit “Hasan Prishtina”.

Megjithatë për ta mos tensionuar situatën Hajdari, tha se u dashtë ta anulojnë vizitën në vendin heroik.

-Advertisement-

“Duke qenë vet nga Drenica, i di mirë plagët dhe shqetësimin e secilit protestues, prandaj edhe pse ne nuk ishim grupi që pretendohej, meqë ne jemi organizim tjetër, për të mos provokuar situatën, vendosëm ta anulojmë vizitën në Prekazin heroik”.

“Është e dhimbshme që kësaj here, ashtu siç e bëjmë çdo vit, nuk arritëm që para studentëve ndërkombëtarë, të tregojmë historinë e dhimbshme të familjes Jashari, Prekazit legjendar, gjithsesi e mbështesim shqetësimin e protestuesve, që grupin tonë fatkeqësisht e ngatërruan me grupin e studentëve të Universitetit Veror të Prishtinës”.

Sot gjatë ditës ishte paralajmëruar një vizitë e disa studentëve nga Universiteti Veror i Prishtinës ” Hasan Prishtina” në Prekazin legjendar.

E në mesin e tyre u tha se do të ketë edhe studentë nga Serbia.

Por, tifozët e Drenicës, “Shqiponjat e Zeza”, thanë se vizita e tyre nuk mund të realizohet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera