Lajme

Studentët e UP-së përmes këngës protestojnë kundër uljes së vlerës së bursës

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 11 January 2018

Studentë të Universiteti të Prishtinë kanë zhvilluar një aksion simbolik para Rektoratit kundër vendimit për ulje e vlerës së bursave studentore, shkruan Infokusi.com.

Përfaqësues të organizata studentore “Reforma” e cila ka organizuar këtë aktivitet kanë thënë se kërkesa e tyre është kthimi në rishqyrtim i vendimit për uljen e vlerës së bursës.

“Sot kemi dal të kundërshtojmë vendimit e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës për uljen e vlerës së bursave për studentët e Universitetit. Në vazhdën e aktiviteteve tona kërkesa jona ka qenë që vendimi i Këshillit i marrë më 21 dhjetor të 2017 të kthehet në rishqyrtim”, kanë thënë përfaqësues të organizatës.

-Advertisement-

Gjatë kohës kur por mbahej ky aktivitet Këshilli Drejtues i UP-së po mbante mbledhje prandaj studentët kanë kërkuar marrjen e vendimit për rritje të vlerës së bursës, shkruan Infokusi.com

“Aktualisht Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinë po bën mbledhje dhe ne kërkojmë që gjatë kësaj mbledhje të merret vendim për rritjen e rritjes së vlerës së për studentë”, thanë ata.
Përfaqësues të organizatës studentore “Reforma” përfunduan se do të kërkojnë shkarkimin e Këshillit në rast se nuk merret ky vend.

“Në rast se nuk merret vendim për rritjen e vlerës së bursës ne do të kërkojmë shkarkimin e Këshillit”, përfunduan përfaqësues të OR.

Aksioni ka vazhduar duke këngë përmes së cilave studentë të UP-së janë munduar të paraqesin gjendjen aktuale në Universitetin e Prishtinës./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera