Studentët e psikologjisë tani me punë praktike në QKUK
Autori: Gazeta inFokus
13:56 | 12 December 2017
SHSKUK dhe Fakulteti Filozofik nënshkruajnë Memorandum bashkëpunimi, punë praktike për studentët e Departamentit të psikologjisë
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, ka nënshkruar sot një Memorandum të bashkëpunimit me Dekanin e Fakultetit të Filozofisë, Bujar Dugolli.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (Klinika e Psikiatrisë në QKUK, Departamentet Psikiatrike në kuadër të Spitaleve të Përgjithshme, Qendra për Shëndet mendor në Bashkësi) dhe Departamenti i Psikologjisë, të Universitetit të Prishtinës, janë pajtuar për të identifikuar tema relevante të studimit, që mund të mundësojnë aplikime në grante ndërkombëtare të studimit dhe bashkëpunime me partnerë të tjerë ndërkombëtarë.
Përmes Memorandumit, psikiatrit, psikologët, profesorët universitarë, studentët, personeli edukativo-arsimor, mund të kontribuojnë në identifikimin e faktorëve me ndikim në shëndetin mendor dhe mund të zhvillojnë dhe pilotojnë intervenime parandaluese dhe trajtuese.
SHSKUK do të ofrojë mundësi për praktikë për studentët e vitit të tretë të nivelit të studimeve bachelor dhe studentëve të nivelit të studimeve master të Departamentin të Psikologjisë.
Për çdo kërkim shkencor parashtrohet kërkesë për aprovim paraprak tek Komiteti Etiko- Profesional i SHSKUK-së, dhe zyra për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Zbatimi i memorandumit realizohet përmes bashkëpunimit në ndërmarrje të iniciativave të përbashkëta të projekteve kërkimore dhe mbledhjen e të dhënave relevante në njësit organizative të SHSKUK-së, të përcaktuara në këtë memorandum dhe me studentë, që studiojnë në Departamentin e Psikologjisë të Fakultetit Filozofik.
Poashtu parashihet koordinim i përbashkët i aktiviteteve përmes projekteve ekzistuese apo të cilat mund të zhvillohen në të ardhmen.
Memorandumi parasheh organizimin e ligjëratave relevante për studentë, klinicistë dhe personelin akademik në Departamentin e Psikologjisë dhe njësit organizative të SHSKUK.
Parashihet punë praktike (vëzhgim) në Njësitë Organizative të SHSKUK-së-Klinikën e Psikiatrisë, ku do të pranohen katër (4) studentë, që mund të qëndrojnë maksimalisht dy (2) muaj në punë praktike (vëzhgim), dhe sipas nevojës edhe në Departamentet psikiatrike dhe QSHM/SHIB.
Studentët paraprakisht, të adresojë kërkesat me shkrim në Drejtorinë e Përgjithshme të SHSKUK-së për aprovim dhe marrje të lejeve përkatëse (komisioni Etiko -Profesional dhe Zyra për Mbrojtjen e të Dhënave Personale). Memorandumi lidhet për periudhë (1) vjeçare nga data e nënshkrimit si fazë e parë e pilotimit./INFOKUSI




T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...

































