Studentët e kolegjeve private paguajnë deri 1500 euro për praktikën në SHKSUK
Autori: Gazeta inFokus 07:45 | 04 November 2019
Institucionet private të arsimit të lartë në Kosovë, të cilat kanë programe të studimeve në fushën e mjekësisë, duke filluar nga ky vit do të paguajnë për të gjithë studentët që do t’i mbajnë praktikën dhe ushtrimet në Shërbimin Spitalor Universitar të Kosovës (ShSKUK).
Kjo do të realizohet në bazë të një rregulloreje, të cilën e ka miratuar Bordi i ShSKUK-së më 8 tetor të këtij viti.
Kjo pagesë, sipas kësaj rregulloreje, realizohet si kompensim për shërbimet profesionale që merren në ShSKUK për mentorim dhe realizohet në llogari të ShSKUK-së, si dhe kategorizohet sipas fushës së studimeve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në rregullore, të cilën e ka gazeta, thuhet se për studentët e Drejtimit të infermierisë, mamisë fizioterapisë, logopedisë, laborant, psikologjisë dhe radiologjisë, të cilët e kryejnë praktikën klinike në ShSKUK, institucioni privat i arsimit të lartë duhet t’i paguajë ShSKUK-së shumën prej 150 eurosh për një student për një vit akademik.
Për studentët e Drejtimit stomatologji, të cilët i kryejnë ushtrimet dhe praktikën në ShSKUK, institucioni privat i arsimit të lartë duhet t’i paguajë ShSKUK-së shumën prej 1 mijë e 500 eurosh për një student për një vit akademik. Për studentët e Drejtimit të farmacisë, të cilët i kryejnë ushtrimet dhe praktikën në ShSKUK duhet të paguajë shumën prej 400 eurosh për një student për një vit akademik.
Të tjera
-
Nis seanca, PDK kërkon debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar në emër të p...
-
Kusari-Lila: Mundësia e marrëveshjes për dinarin varet nga BE-ja sa po e bind Serbinë të mos jetë palë destruktive
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se...
-
Shefja e USAID-it, ai i UNICEF-it dhe ministrja Nagavci vizitojnë Gjilanin
Komunën e Gjilanit e ka vizituar drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë...
-
6 miliardëshi për Kosovën e Ballkanin, vendimi i fundit i legjislaturës së tanishme të PE-së
Para se ta përfundojë mandatin, legjislatura e tanishme në Parlamentin Evropi...
-
Keqpërdori pozitën zyrtare, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar ...
-
Arrestohen dy të dyshuar në Mitrovicë për dhënie e marrje të ryshfetit
Të mërkurë në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i...
-
Kushtetuesja e Speciales me vendim në rastin ‘Januzi e të tjerët’
Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregullo...
-
Ministri Maqedonci udhëton në Hungari, pritet t’i zhvillojë disa takime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Hungari....
-
Suharekë: Hyjnë me forcë në shtëpi dhe vjedhin para e stoli ari
Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjo...
-
Rasti i Kolovicës ku mbetën të vrἀrë dy persona, arrestohet një i dyshuar
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është arrestuar njëri prej të dyshuarve pë...
-
Kurti bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës në Hanover të Gjermanisë
Gjatë qëndrimit në Hanover, ku mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”, ...
-
Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 20...