Studentët e Gjilanit vizitojnë Shqipërinë (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 26 November 2018
Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi, bashkë me studentë , nën udhëheqjen e Kryetarit të Parlamentit Studentor Adrian Bajrami, kanë qëndruar në një vizitë në Shqipëri.
Ata kanë qëndruar në Presidencë ku janë pritur në një takim nga President i Shqipërisë Ilir Meta.
Presidenti Meta ka mirëpritur takimin me studentët dhe Rektorin e UKZ-së, derisa ka thënë se takimet me të rinjtë shqiptarë nga Kosova janë përherë të ngrohta dhe emocionuese.
Ai është shprehur shumë i lumtur të bashkëbisedoj me studentët.
“Ndihem shumë i lumtur të bashkëbisedojë me studentët ekselentë të Universitetit Publik “Kadri Zeka” të Gjilanit, që mban emrin e poetit, prozatorit dhe veprimtarit të paepur për lirinë e pavarësinë e Kosovës, heroit Kadri Zeka”.
Të gjithë së bashku ndamë bindjen se rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike dhe integruese në të dy vendet tona.
Paraprakisht studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” kanë vizituar edhe Parlamentin e Shqipërisë, ku janë njoftuar më afër rreth punës së atje.
Kjo vizitë është realizuar në kuadër të veprimtarive që organizohen për nderë të festimit të Vitit
Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, dhe ditës së Flamurit Kombëtar.
Të tjera
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...