Lajme

Studentët e FSHMN-së në protestë, kërkojnë ndërtimin e objektit të ri

Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 09 March 2018

Studentët e Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore të Universitetit të Prishtinës, të enjten do të organizojnë protestë paqësore për të kërkuar ndërtimin e objektit të ri, shkruan Infokusi.com.

Protesta do të fillojë në orën 11:30 para Fakultetit të Filologjisë për të vazhduar te ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e prej aty për te Komuna e Prishtinës.

Në dhjetor të vitit të kaluar studentë, profesorë dhe dekanati i FSHMN-së kishin protestuar para Ministrisë së Arsimit me kërkesën e njëjtë. E përfaqësues të MASHT-it kishin hedhin fajin tek komuna e Prishtinës për bllokimin e tokës për ndërtimin e objektit të ri për FSHMN.

-Advertisement-

Ndërsa pas takimit me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin u premtua se toka ku do të ndërtohet objekti i FSHMN-së do të caktohet shumë shpejt ndërsa në pranverë të 2018-ës do të fillojë ndërtimi.

E kohë më parë Kryetari i Këshillit Studentor të FSHMN-së, Florian Bivolaku kishte thënë për ‘Infokusi’ se procesi mësimor zhvillohet në lagështi, myk, erëra toksike, në të ftoftë dhe së bashku më brejtës të cilët qarkullojnë në laboratorët e këtij fakulteti e që këta të fundit nuk i plotësojnë as kushtet minimale pasi që rrezikohet edhe jeta e studentëve/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera