Studentët e FSHMN-së kërcënojnë me bojkotim të mësimit (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 06 December 2017
Studentët e FSHMN-së, së bashku me profesorë dhe dekanatin e kësaj dege kanë paralajmëruar bojkotimin e procesit mësimor nëse kërkesa e tyre për ndërtimin e objektit të ri të Fakultetit nuk do të shqyrtohet deri me 16 shkurt 2018, shkruan Infokusi.com.
Ata gjatë një proteste të zhvilluar para Ministrisë se Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, kanë kërkuar takim më zyrtarët e Ministrisë të dalin jashtë dhe të përballën me turmën mirëpo zyrtarë të Ministrisë kanë kërkuar nga përfaqësuesit e protestës të hynë brenda e këta të fundit kanë refuzuar.
Florian Bivulaku, organizatori i protestës ka treguar për arsyen e refuzimit që takimi të bëhet brenda Ministrisë së Arsimit.
“Ne refuzojmë që takimi të bëhet brenda zyrave të Ministrisë, ne kemi bërë disa takime dhe ato takime sot na kanë detyruar të dalim në rrugë. Këto takime brenda dyerve te mbyllura nuk po na dërgojnë askund prandaj ne kërkojmë qe ata të dalin jashtë”, ka thënë Bivulaku.
Ai po ashtu ka shtuar se kërkesat e studenteve janë shumë të thjeshta.
“Ne dëshirojmë një objekt ku mund ti zhvillojmë kërkimet tona shkencore, laboratorë, biblioteka. Pasi që objekti ku gjendemi sot është objekt i Filologjikut dhe kushtet të cilat zhvillohet mësimi nuk janë të përshtatshme, ballafaqohemi më minj, myk dhe vërshime”, ka përfunduar Bivulaku.
Pas përfundimit të protestës para Ministrisë para medieve ka dhënë një deklaratë një përfaqësues i MASHT-it.
Valmir Gashi përfaqësues i Ministrisë ka thënë se nuk është faji I tyre që kjo çështje ka mbetur pezull, pasi që vendi ku po kërkohet të ndërtohet objekti i ri i FSHMN-së, është bllokuar nga komuna e Prishtinës.
Studentët kanë vazhduar edhe protestën tek Komuna e Prishtinës dhe kanë kërkuar takim me kryetarin e Komunës, Shpend Ahmeti, shkruan Infokusi.com
E njëjta kërkesë ishte edhe nga Komuna, që përfaqësuesit të takohen me zyrtaret e Komunës brenda dyerve të mbyllura, mirëpo kjo kërkesë prapë është refuzuar dhe protesta ka vazhduar deri sa kryetari I komunës Shpend Ahmeti ka dalë dhe i ka takuar protestuesit.
Shpend Ahmeti ka thënë se vendi ku po kërkohet të ndërtohet objekti është kundër rendit urbanistik dhe iu ka ofruar një zgjedhje tjetër që objekti të ndërtohet afër Fakultetit Teknik, jo në Kampusin Universitar afër objektit të kishës Ortodokse.
Shpend Ahmeti u ka premtuar se do ti pres në takim të hënën në ora 14:00, përfaqësuesit e studenteve dhe dekanin e kësaj dege dhe të diskutojnë për këtë temë./INFOKUSI.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...