Lajme

Studentët braktisin fjalimin e nënpresidentit Mike Pence

Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 22 May 2017

Dhjetëra studentë dhe familjarë të tyre braktisën një ceremoni në Universitetin Notre Dame në Indiana, kur nënpresidenti amerikan, Mike Pence, nisi fjalimin.

Protestuesit ishin në mesin e mijëra të të diplomoarve dhe të ftuarve në stadiumin e futbollit të universitetit.

Ata u ngritën në heshtje kur Pence, ish-guvernator i Indianas, nisi fjalimin.Organizatorët e protestës thanë se ata donin të shprehnin kundërshtimin e tyre ndaj politikave të administratës amerikane, përfshirë një propozim të presidentit Donald Trump për t’iu pezulluar hyrjen në SHBA vizitorëve dhe migrantëve nga vendet me shumicë myslimane.

-Advertisement-

Por, Pence gjithashtu mori duartrokitje kur tregoi se si Trump ka folur kundër persekutimit fetar të njerëzve të “të gjitha besimeve” gjatë një fjalimi në Arabinë Saudite

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera