Lajme

Struga me masa kundër aksidenteve në liqen

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 26 May 2018

Këtë verë në plazhet e Strugës është ndaluar përdorimi i varkave me pedale, që janë shkak për numrin më të madh të mbytjeve në ujërat e liqenit të Ohrit çdo sezon turistik.

Ndalesa e dhënies me qira të varkave me pedale mund ti përfshijë edhe skuterët. Megjithatë vendim të prerë aktualisht ka vetëm për varkat.

“Jo vetëm për varkat me pedale, por duhet të ndalohen edhe mjetet motorike në liqenin e Ohrit, sepse njerëzit nuk dinë t’i ngasin. Kur ty hyjnë me skuter, mendojnë se janë në aeroplan. Ata nuk shikojnë se para dhe pas tyre ka fëmijë të vegjël që lahen, të cilët mësohen të lahen dhe prandaj ndodhin këto pasoja”, deklaroi Ilija Pejoski, Këshilltar nga Partia Socialiste.

-Advertisement-

“Duke kujtuar përvojat negative nga prania e tyre në plazhet vitet e kaluara, mendojmë se është me të vërtetë koha për të vendosur rend, se si duhet të funksionojë kjo”, tha Nikolina Velkovska, Këshilltare e LSDM-së.

Hotelierët thonë se janë të nevojshme masa të tjera më serioze, sepse shumë familje sigurojnë jetesë pikërisht duke dhënë me qira varkat me pedale.

“Çdo ndalesë është pak e diskutueshme dhe krijon kufizime të caktuara, por sidoqoftë kur bëhet fjalë për jetën e njerëzve, për ne, shpëtimtarët në ujë, të Kryqit të Kuq, do të na e lehtësojnë shumë punën tonë”, deklaroi Shasho Toçkov, kryetar i Kryqit të Kuq -Ohër.

Struganët dhe turistët tani presin të shohin nëse masa do të zbatohet deri në fund dhe nëse përfundimisht do të kontribuojë në reduktimin e aksidenteve në sezonin veror.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera