Lajme

“Struci” i LDK-së pranon kritikën e shefit, sulmon Mimoza Kusarin

Autori: Halil Berisha 11:31 | 03 August 2020

Kreu i LDK-së aq sa me deputeten e Vetëvendosjes Mimoza Kusari – Lila, i ashpër ishte edhe me anëtarë të partisë së tij.

Kjo pasi ata nuk e mbrojtën Kryeministrin Avdullah Hoti, nga kritikat e Kusari – Lilës e cila edhe i përmendi shkarkimin nga posti, shkruan gazeta Infokus.

Mustafa madje përdori edhe gjuhë jo fort të zakonshme.

-Advertisement-

“Strucat e kabinetit qevitar, këshilltarët, ministrat por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të mitë heshtin, sepse atyre nuk ua ka permendur emrin xhelatja Kusari-Lila dhe se nuk do ti hajë. Turp!”, ka shkruar Mustafa.

E jo fort gjatë pas kësaj kritike të ashpër, ku Mustafa pjesëtarë të kabinetit Hoti i quajti edhe “struca”, të cilët nuk reaguan, u aktivizua zëvendësministri i Kulturës, Engelbert Zefaj, i cili vije nga LDK.

Zefaj pas kritikës së shefit të partisë, Isa Mustfa, menjëherë u gjuajt në kritika për Kusari – Lilën, e në mbrojtje të shefit në Qeveri, Avdullah Hotit.

“Kultura e mirëfillt njerëzore na obligon që të sëmurëve t’ju respektohet gjendja dhe të lihen të qetë deri sa të shërohen, në rast mundësie edhe të ndihmohen! Ka kohë mjat që të sulmohen me akuza pas shërimit! Ju mbyti inati i largimit nga pushteti! Ruajeni njerëzinë!”, ka shkruar Zefaj, duke shpërndarë statusin e Kusari – Lilës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera