Sport

Strinic lë pas problemet kardiake, rifillon stërvitjen me Milanin

Autori: Gazeta inFokus 07:54 | 16 November 2018

Ivan Strinic rdhi te Milani me parametra zero këtë verë, por pas vetëm pak ditësh përgatitje, klubi kuqezi njoftoi se mbrojtësi anësor kroat kishte probleme kardiake dhe do të duhej të ndërpriste aktivitetet sportive, për të kryer analiza të detajuara.

Kur kanë kaluar rreth 3 muaj që nga ajo kohë dhe në një periudhë kur Milani po përballet me një sërë dëmtimesh të lojtarëve protagonistë të ekipit, nga kroati vjen një lajm i mirë, pasi duket se Strinic ka lënë pas problemet.

Në një intervistë për mediat kroate, ai ka treguar se tashmë çdo gjë është në rregull dhe se duke filluar që nga dita e hënë, do të fillojë stërvitjen me klubin e Milanit, për t’u rikuperuar sa më shpejt të jetë e mundur.

-Advertisement-

Vetë mbrojtësi ka pranuar se do t’i duhen disa kohë për të arritur formën e tij më të mirë, por nuk ka dhënë detaje mbi datën e rikthimit në fushë, ndërsa i vetmi premtim ka qenë gatishmëria për ndeshjet eliminatore të Euro 2020-ës për Kroacinë, që fillojnë në muajin mars.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera