Stresi tkurr trurin/ Mënyrat më të mira si ta mposhtni atë
Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 11 June 2021
Thuhet se çka nuk na vret na bën më të fortë dhe shpesh na leverdis ta besojmë, sidomos kur bëhet fjalë për sfida të mëdha, strese e shqetësime të përsëritura.
Për shembull, një studim i Institutit të Shëndetit Publik mbi stresin në punë, tregon se stresi i përjetuar në punë është në nivele më të larta se stresi në jetën e përgjithshme. Sondazhe të tjera të kryera në vend vite më parë, tregonin se 74% e studentëve në Shqipëri preken nga një nivel i lartë stresi dhe 55% e tyre kanë nevojë për ndihmë.
Stresi mund të jetë një aspekt i pashmangshëm i përditshmërisë sonë, por nëse ai nuk eliminohet shpejt, atëherë përbën problem. Tek disa njerëz, stresi mund të zgjasë për javë, muaj apo vite. Pasojat janë të rënda e shpesh të fshehura. Sipas ekspertëve, të cilëve ju referohet AgroWeb.org një prej pasojave më dramatike të stresit vërehet tek truri i cili tkurret si pasojë e tij.
Ndikimi I Stresit Tek Truri
Kur njeriu është i stresuar, organizmi i tij prodhon kortizol. Në sasi të limituara, kortizoli nuk përbën problem. Ai ka aftësinë të ulë tensionin e gjakut, të mbajë nën kontroll sheqerin në gjak dhe të pakësojë inflamacionin në organizëm. Por nëse njeriu është gjithë kohën i stresuar, organizmi i tij ka një rrjedhë të pashtershme kortizoli. Nivelet e larta të kortizolit e shtyjnë njeriun drejt mbipeshës, sëmundjeve të zemrës, depresionit, tensionit të lartë të gjakut dhe një stili jo të shëndetshëm jetese.
Mjekët amerikanë paralajmërojnë se nivelet e larta të kortizolit zvogëlojnë volumin e trurit. Aftësitë më të prekura nga stresi janë ato të të nxënit, kujtesës, mendimit, emocioneve dhe ndërveprimit. Studimet konfirmojnë se gratë me një nivel të lartë kortizoli në gjak kanë aftësi të dobëta të të nxënit dhe të kujtesës. Sipas tyre, nëse truri tkurret dhe kujtesa është problematike, në harkun kohor të 10-20 viteve, njeriu përballet me rrezikun e lartë të sklerozës. Këto gjetje duhet të shërbejnë si një këmbanë alarmi, sidomos për njerëzit që nuk i dhurojnë vetes pushim dhe e stërmundojnë atë ditë e natë.
Si Të Fitoni Betejën Me Stresin?
Stresi është një armik që mund të mundet lehtë me disa ndryshime të thjeshta në stilin e jetesës. Mjaftojnë 10 minuta ecje e shpejtë në ditë për të marrë energjitë e nevojshme për t’i paraprirë një situate stresuese. Aktiviteti fizik çliron endorfinë. Ky hormon përmirëson aftësitë e të menduarit, përqendrimit dhe humorin.
Roli i gjumit kundër stresit nuk duhet nënvlerësuar kurrë. Kur është në gjumë, trupi dhe truri rigjenerohen. Ushqyerja e shëndetshme është shumë e rëndësishme kundër stresit. Frutat, perimet, drithërat e plota dhe karbohidratet komplekse stimulojnë prodhimin e serotoninës, e cila përmirëson humorin. Mos harroni të merrni mjaftueshëm vitaminë C, e cila ul natyrshëm nivelet e kortizolit.
Të tjera
-
Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
Artmotion, platforma lidere në Kosovë, dhe DigitAlb, platforma lidere në Shqi...
-
Arrestohet në Prizren burri me nënshtetësi gjermane, dyshohet për dhunë ndaj familjarëve të tij
Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren një burrë me nënshtetësi gjermane, ...
-
Bajrami ia bën ‘bajat’ ministrit Murati: Sektorit privat ia more taksat dhe i shpërndave si karramele
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit Hekuran Muratit, d...
-
Aksion i Policisë në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për dro*ë e ar*ë
Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren ka njoftu...
-
Prishtina pritet të bëhet me polici të veten brenda vitit
Drejtoria e Policisë për kryeqytet pritet të bëhet brenda këtij viti. Kjo ...
-
Sveçla takohet me Ballën, bien dakord që Policisë së Kosovës t’i bashkohet Taskforca e Përbashkët e Migracionit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me ftesë të homologut i tij, T...
-
Perëndimi duhet të jetë në gjendje lufte
Nga: Anders Fogh Rasmussen, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s (2009-‘14) d...
-
LAJMI I FUNDIT: Martin Berishaj po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Martin Berishaj ambasadori i Kosovës në Kroaci, është duke u intervistuar nga...
-
Gërvalla në Kalabri të Italisë: Të shfrytëzojmë resurset dhe të forcojmë urat e bashkëpunimit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke qëndr...
-
Krasniqi takohet me Gorçeviqin e Malit të Zi, dakordohen për thellim të bashkëpunimeve
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi priti në takim m...
-
Serbi: Raporti i KE-së për Kosovën shihet si gjest armiqësor
Miratimi i raportit që i hap rrugën Kosovës për anëtarësim në Këshilin e Evro...
-
Kroacia nis procedurat për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës
Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë sh...